Vrasja e gazetarit sllovak,
policia shoqëron 7 persona
Policia sllovake ka ndaluar 7 persona gjatë ditës së sotme në kuadër të hetimeve për vrasjen e gazetarit, Jan Kuciak, ka thënë shefi i policisë, Tibor Gaspar.
Policia sllovake ka ndaluar 7 persona gjatë ditës së sotme në kuadër të hetimeve për vrasjen e gazetarit, Jan Kuciak, ka thënë shefi i policisë, Tibor Gaspar.
Trupat e 27 vjeçarit Kuciak dhe të dashurës së tij, Martina Kusnirova, janë gjetur më 25 shkurt në shtëpinë e tyre në Velka Maca, në lindje të kryeqytetit Bratislava.
Të dy janë qëlluar me armë. Vrasjet kanë nxitur kërkesa drejt koalicionit të kryeministrit Robert Fico për dorëheqjen e zyrtarëve të lartë.
Zyrtari policor ka thënë në television se shtatë të dyshuarit janë ndaluar gjatë bastisjeve në shtatë lokacione në lindje të Sllovakisë, ai ka identifikuar edhe inicialet e tyre.
Disa prej personave të përmendur, kanë dhënë shenja për lidhje me një biznismen italian që ka qenë në fokus të raportit të fundit të gazetarit Kuciak.
Njëri prej tyre është identifikuar si Antonino V. Bazuar në të dhënat e regjistrimit të biznesit në Sllovaki, biznisemeni, Antonino Vadala, ka udhëhequr një kompani me ndihmësen e Fico-s, Maria Troskova.
Troskova dhe sekretari i Këshillit të Sigurimit të shtetit, që po ashtu është i përmendur në raportin e gazetarit të ndjerë, janë dorëhequr më 28 shkurt, duke pritur rezultatet e hetimit. Troskova dhe sekretari kanë mohur çdo keqbërje.
Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
33.2%
-
Jo
61.3%
-
Deri diku
5.5%
Vota total: 871
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
6 këshilla si të ulni tensionin e lartë të gjakut në dimër
28 Nëntor, 16:33
-
SHBA/ Dita e Falenderimeve, Trump uron amerikanët duke sulmuar demokratët: Gëzuar edhe ju që u përpoqët të shkatërronit vendin tonë
28 Nëntor, 16:30
-
S’ka më banesa individuale, por rezidenca shumëkatëshe! Mbi 2 mln metër katrorë ndërtime të reja me vlerë 806 mln €, u miratuan në 9 muaj nga bashkitë
28 Nëntor, 16:29
-
Një vit pas arrestimit, lirohet nga qelia mjeku Dervish Hasi! Bie akuza e trafikut të të miturve, dërgohet për gjykim për pornografi
28 Nëntor, 16:27
-
Lideri i rebelëve Houthi: Po vazhdojmë sulmet Izraelit, ne bëjmë gjithçka për palestinezët
28 Nëntor, 16:18
-
Korçë, restaurohen ikonat e kishës ‘Fjetja e Shën Mërisë’, Ceka: I përkasin shekullit XIII
28 Nëntor, 16:16
-
Revista spanjolle 'Dimension Noticias': Shqipëria mes destinacioneve evropiane që meritojnë vëmendje në 2025
28 Nëntor, 16:15
-
GJNP mund të revokojë urdhrat e arrestit ndaj Netanyahut dhe Gallant nëse Izraeli kryen një hetim serioz
28 Nëntor, 16:12
-
Akuza dhe dyshime për manipulim zgjedhjesh në atletikë, protagonistët mbledhje në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit
28 Nëntor, 16:05
-
De Rossi: E kanë gabim, të gjithë duan të imitojnë Guardiolën! Në Itali më i miri Gasperini
28 Nëntor, 16:00
-
Mark Zuckerberg darkon me Donald Trump në Mar-a-Lago
28 Nëntor, 15:58
-
Tiranë/ Zjarri përfshin banesën në Allias, plagosen lehtë nëna dhe 2 fëmijët e saj të mitur! Hetime për shkaqet
28 Nëntor, 15:55