Vrasja e George Floyd, qyteti në gadishmëri për protesta ndërkohë që pritet verdikti për ish-oficerin e policisë Derek Chauvin

Vrasja e George Floyd, qyteti në gadishmëri për protesta ndërkohë që pritet verdikti për ish-oficerin e policisë Derek Chauvin

Çështja e vrasjes kundër ish-oficerit të policisë Derek Chauvin për vdekjen e afrikano-amerikanit George Floyd, tanimë është në duart e juries e cila pasi ka dëgjuar argumentete e prokurorëve dhe avokatëve mbrojtës pritet të marrë shpejt një vendim.

Juria me gjashtë anëtarë të bardhë dhe gjashtë anëtarë me ngjyrë po diskuton vendimin, pas një dite të tërë argumentesh mbyllëse në të cilat prokurorët argumentuan se ish-polici Chauvin i mori jetën George Floyd-it majin e kaluar në një mënyrë që sipas tyre edhe një fëmijë e dinte që ishte e gabuar.

Prokurori Steve Schleicher përmblodhi çështjen kundër 45 vjeçarit Chauvin, duke theksuar sërish se ai e kishte vrarë Floyd.

"Ai ishte bllokuar nga gjuri në qafë për 9 minuta dhe 29 sekonda. George Floyd nuk përbënte kërcënim për askënd. Gjithçka duhej ishte një trajtim me njerëzi, gjë që nuk ndodhi”, tha prokurori Schleicher.

Mbrojtja pretendoi se oficeri i bardhë që tani është i pushuar nga puna veproi në mënyrë të arsyeshme dhe se 46-vjeçari vdiq nga një problem me zemrën dhe përdorimi i paligjshëm i drogës.

"Nëse ishte një përdorim i autorizuar force, nuk ka asnjë krim. Prokura nuk i ka vërtetuar argumentat e veta përtej një dyshimi të arsyeshëm", standardi ligjor për dhënien e një dënimi,” përfundoi avokati mbrojtës ndërsa kërkoi nga juria që t’i hidhnin poshtë akuzat për vrasje.

Avokati i mbrojtjes tha se zoti Chauvin nuk e trajtoi keq Floyd, përkundrazi i tha të qetësohej dhe thirri një ekip mjekësor, megjithëse ata arritën pasi ai kishte humbur ndjenjat.

Avokati Nelson hodhi poshtë pretendimin e prokurorëve se Chauvin e asfiksoi Floydin, duke thënë se vdekja e tij u shkaktua të paktën pjesërisht nga përdorimi i drogës dhe një problem në zemër.

I pandehuri akuzohet për vrasje të shkallës së dytë pa dashje, vrasje të shkallës së tretë. Chauvin mund të dënohet me 40 vjet burg nëse shpallet fajtor për akuzën më të rëndë, vrasjen e shkallës së dytë.

Vdekja e Floyd shkaktoi protesta masive kundër abuzimit të policisë me pakicat në të gjithë SHBA-në dhe në qytete të mëdha në vende të tjera.

Gjyqtari Peter Cahill u lexoi anëtarëve të jurisë udhëzime mbi aspektet juridike të çështjes që ata t’i kishin parasysh kur të diskutonin nëse do të dënonin apo shpallnin të pafajshëm Chauvin. Juristët do të jenë të shkëputur nga konktakte derisa të marrin një vendim.

Ndërsa çështja është pranë përfundimit, autoritetet në qytetin e Mineapolisit në Minesota janë në gatishmëri për protesta të mundshme nëpër rrugë pas vendimit. Shumë dyqane janë mbuluar me kompensatë për të parandaluar një përsëritje të dëmtimeve dhe plaçkitjeve që ndodhën pas vdekjes së zotit Floyd gati një vit më parë.

Protestat, disa prej tyre të dhunshme, shpërthyen në shumë qytete në SHBA dhe në të gjithë botën.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë