Vrasja e gjyqtares,Kryemadhi:
Rama i kërkon fajtorët larg vetes

Vrasja e gjyqtares,Kryemadhi:<br />Rama i kërkon fajtorët larg vetes
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka sulmuar kryeministrin Rama pas reagimit të tij në lidhje me vrasjene gjyqtares Hafizi.

Duke e thirrur me ironi “Skënderbe i kohëve moderne”, ajo shkruan në facebook se Kryeministri i kërkon fajtorët larg vetes së tij.

Postimi i plotë i Monika Kryemadhit:
Mënyra më e shëmtuar për t'iu shmangur përgjegjësive!
I vetëshpalluri “Skënderbe” i kohëve moderne nuk ka as konceptin më të vogël dhe ndjesinë e përgjegjësisë dhe si për çdo ngjarje kërkon fajtorë larg vetes dhe oborrit të tij. Vrajsa e një nëne, gruaje dhe punonjëseje dinjitoze të drejtësisë është këmbana për çdo shtetar të djeshëm dhe të sotëm për të mbajtur përgjegjësitë që na takojnë. Çdo përpjekje për të larë duart si Pontius Pilate është tregues i qartë i dështimit të qeverisë nga një burrë që thellë në ndërgjegjje ka ndoshta dobësite e tij për dhunën ndaj grave.

monika
(Postimi i Monika Kryemadhit në facebook)

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Vuani nga diabeti? Ja 6 frutat që ju ndalohen kategorikisht dhe 4 të tjerat që duhet t’i konsumoni

Vuani nga diabeti? Ja 6 frutat që ju ndalohen kategorikisht dhe 4 të tjerat që duhet t’i konsumoni