Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë dhe ka vendosur kalimin për gjykim të dosjes për vrasjen e gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, ngjarje e ndodhur më 6 tetor 2025, brenda ambienteve të Gjykatës.
Në bankën e të akuzuarve do të ulen Elvis Shkambi, xhaxhai i tij Gjon Shkambi dhe punonjësi i sigurisë së gjykatës, Banush Koxhaj. Elvis Shkambi akuzohet për vrasjen e funksionarit publik, tentativën e vrasjes së dy personave të tjerë dhe armëmbajtjen pa leje. Ndërsa Gjon Shkambi akuzohet për vrasje në rrethana të tjera cilësuese, në bashkëpunim, të mbetur në tentativë. Për punonjësin e sigurisë rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës.
Sipas hetimeve, pas të shtënave që i morën jetën gjyqtarit Kalaja, mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë, babë e bir, të cilët ishin palë në procesin gjyqësor. Tashmë, përtej hetimeve dhe akuzave të ngritura nga Prokuroria, vendimmarrja i kalon gjykatës për të përcaktuar përgjegjësitë penale të secilit prej të pandehurve.
Lajm në përditësim...
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë










Komente
Komento