Kryetarja e ILDKPI-së, Evgjeni Bashari, teksa mori pjesë në panelin e drejtësisë gjatë “30 vite partneritet dhe progress: Shqipëria, Këshilli i Evropës dhe Komisioni i Venecias” përmendi edhe ngjarjen e rëndë të ndodhur më 6 tetor, ku u vra me armë zjarri brenda sallës së gjyqit në gjykatën e Apelit, gjyqtari Astrit Kalaja.
Sipas saj, ky akt i rëndë tregon mes të tjerash edhe krizën e bezimit ndaj drejtësisë dhe dobësive që mbart reforma pavarësisht arritjeve të deritanishme.
“Ky akt ekstrem i ndodhur brenda ambienteve të një gjykate është më tepër sesa një ngjarje e rëndë, është një pasqyrë e dhimbshme e vazhdimit të krizës së besimit ndaj drejtësisë dhe dobësive të një reforme që ndonëse ambicioze dhe me efekte të prekshme mbetet ende me nevojën për t’u plotësuar me mekanizma të tjerë. Ky rast shërben si kujtesë që shpesh harrohet gjatë përditshmërisë së punës tonë. Drejtësia nuk funksionon vetëm përmes ligjeve, institucioneve apo kontrolleve por përmes njerëzve dhe kulturës së integritetyir dhe besimit që e mbështet atë.”, u shpreh Bashari.
Lajmi kryesor:
Drejtësia/ Suchocka: Shqipëria, hap madhor në pavarësinë e gjyqësorit! Sadushi: Reforma është ngadalësuar, s'ka më vullnet si në fillim









