
Foto:Gjykata e Tiranës
Gjykata e Tiranës ka pezulluar për dy ditë seancat gjyqësore në nderim të gjyqtarit Astrit Kalaja që u vra një ditë më parë teksa ishte në krye të detyrës.
Të vetmet seanca që do të mbahen janë ato me karakter urgjent (masa sigurimi, urdhëra të menjëhershëm mbrojtjeje...).
Njoftimi i plotë
Për shkak të pjesëmarrjes në homazhet, që do të zhvillohen në nderim të kolegut tonë të paharruar z.Astrit Kalaja, i vrarë ditën e djeshme, në krye të detyrës, gjyqtarët e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë (dhomat civile dhe penale) nuk do të jenë në gjendje të zhvillojnë gjykimet e planifikuara për datat 7 dhe 8 Tetor 2025, përveç gjykimeve me karakter urgjent (masa sigurimi, urdhëra të menjëhershëm mbrojtjeje...).
Ju faleminderit për mirëkuptimin!
Mbledhja e gjyqtarëve të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Tiranë, datë 7 Tetor 2025
Lajmi kryesor:
Apeli ‘skenë krimi’/ Pezullohen gjyqet në gjithë vendin, avokatët bojkot deri të premten! Lule në sallën ku vra gjyqtari Kalaja










