Vrasja e gruas shtatzënë në Kosovë, pezullohen nga detyra 4 efektivë policie: Shpërdoruan detyrën dhe falsifikuan dokumentet

Vrasja e gruas shtatzënë në Kosovë, pezullohen nga detyra 4 efektivë policie: Shpërdoruan detyrën dhe falsifikuan dokumentet

Sokol Halili dhe Hamide Magashi

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, njoftoi se katër zyrtarë policorë janë pezulluar për shkak të shkeljeve sa i përket rastit të urdhrit të mbrojtjes të lëshuar për Hamide Magashin, gruan shtatzënë që dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj më 30 nëntor.

“Po ashtu, të gjetjet e deritanishme do të përcillen në prokurori për trajtim penal”, tha Sveçla.

Rekomandimin për pezullimin e tyre e bëri paraprakisht Inspektorati Policor i Kosovës.

Sipas IPK-së, komandanti i stacionit policor në Lipjan, një rreshter dhe dy hetues, dyshohen për veprat penale: “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”.

Vetë ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se vrasja e Magashit ishte si “pasojë e papërgjegjësisë institucionale”. Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se personat përgjegjës duhet të japin dorëheqje ose të shkarkohen.

Çfarë ka ndodhur në Kosovë:

Në orën 18:00, në ditën e fundit të saj të shtatzënisë, 35-vjeçarja Hamide Magashi është qëlluar me tri plumba një në kokë dhe dy në gjoks, nga bashkëshorti i saj, Sokol Halili. Kanë qenë konfliktet e vazhduara në çift, dhuna sistematike nga burri i saj, ato çka mund të kenë shtyrë, Sokol Halilin të kryente aktin barbar.

Edhe pse 35-vjeçarja kishte denoncuar në polici dhe autoritetet e Kosovës ishin në dijeni të gjendjes në të cilën ndodhej Hamide Magashi, ndaj Sokol Halilit është marrë vetëm një masë me vlerë 300 euro për armëmbajtje pa leje për 8 vite!

Sipas familjarëve të Hamide Magashit, çifti kishte rreth një vit që ishin së bashku, por bashkëjetesa e tyre ka qenë vazhdë e një kalvari të stërzgjatur kërcënimesh, dhune madje edhe izolimesh.

‘Pasha këtë fëmijë që kam me lind sonte', mësohet të ketë thënë 35-vjeçarja pak para se të vdiste tragjikisht së bashku me fëmijën e saj. Hamide Magashi ishte shtatzënë, në ditën e fundit të saj të shtatzënisë kur bashkëshorti i saj e vrau pa mëshirë në orën 18:00. Ngjarja makabër erdhi si pasojë e mosmarrëveshjeve në çift, ishte pikërisht një divorc i ardhshëm çka mendohet të ketë shtyrë, Sokol Halilin të kryejë aktin barbar.

Ngjarja e rëndë e ndodhur ka nxitur reagime të shumta nga qytetarët të cilët u ngritën në protestë me pankarta ku shkruhej se vrasja e grave nga burrat në Kosovë ishte urgjencë kombëtare. Disa prej protestuesve kanë hedhur molotov pranë ndërtesës së kryeministrisë dhe për pasojë janë arrestuar nga policia. Ndërsa kryeministri, Albin Kurti ka reaguar nëpërmjet një shkrimi në facebook, ku ka deklaruar se duhet të dorëhiqej i gjithë zinxhiri i personave të papërgjeshëm që nuk kanë vepruar për të ndaluar rastin e rëndë.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë