Para se të nxirrte dokumentat Arkiva Komëtare e Amerikës, njerëzit e kishin të pamundur të merrnin informacion për shkak të klasifikimit të informacionit, por sot ekziston mundësia që të shfletosh burime informacioni të publikuara nga arkivat amerikane për ngjarje që kane shqetësuar Amerikën dhe amerikanët.
Këto informacione të bëra publike mund të shuajnë shumë dyshime që deri tani janë konsideruar si teori konspirative me shumë versione të mundshme si shkaktare për ngjë rrethanë apo një situatë.
Kur kanë kaluar më shumë se 50 vite nga atentati ku mbeti i vdekur Presidenti Kendeny, Donald Trump ka dhënë urdhër për publikimin e dosjeve sekrete për këtë ngjarje.
Një javë më parë Presidenti Trump ka shkruar në Twitter: “Duke iu nënshtruar marrjes së informatave të mëtejshme, unë do të lejoj, si President, që të hapen dokumentet e klasifikuara për JFK”.
Shumë amerikanë besojnë se atentati ndaj Presidenti Kenedy mund të jetë manipuluar, por ndërkohë pritet nëse ndonjë nga dosjet sekrete mund të përbëjë akoma rrezikshmëri kombëtare për Amerikën dhe nuk do të lejohet publikimi i tyre.
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com












