Vrasja e Kennedit,Trump:
Do publikohen dosjet sekrete

Vrasja e Kennedit,Trump:<br />Do publikohen dosjet sekrete<br>
Donald Trump ka thënë se ka në plan të lejojë hapjen e një liste të dosjeve të klasifikuara gjatë vrasjes së ish-presidentit John F Kennedi. Dosjet janë planifikuar të hapen nga Arkivi Kombëtar i SHBA më 26 tetor. Kennedit u qëllua për vdekje nga një snajper më 22 nëntor 1963 në Dallas, Texas.

Arkivi Kombëtar ka publikuar shumicën e dokumenteve që lidhen me vrasjen, por një grup dokumentash kyçe mbeten ende mister. Ekspertët e vrasjes së Kennedit, nuk mendojnë se grupi i fundit i dokumenteve përmban ndonjë bombë, sipas një raporti të Washington Post.

Por dosjet mund të hedhin më shumë dritë mbi aktivitetet e Lee Harvey Oswald në Mexico City, vetëm disa muaj para vrasjes.

Oswald u arrestua në Dallas ditën që vrau Kenedin dhe u akuzua për vrasjen e presidentit. Ai mohoi akuzat.

Në një intervistë Larry Sabato, drejtori i Qendrës për Politikë të Universitetit të Virxhinias dhe autor i një libri mbi Kennedy , tha për agjencinë e lajmeve Associated Press se"Publiku amerikan meriton të njohë faktet, ose të paktën meritojn të dijë se çfarë ka fshehur qeveria prej tyre për të gjitha këto vite.

Redaksia Online
Xh.F /Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Reforma Zgjedhore, Basha: Berisha ia shiti Ramës zgjedhjet, në Kuvend do fusin kamikazët e tyre! Pazarin e mbyllin me goditjen e SPAK

Reforma Zgjedhore, Basha: Berisha ia shiti Ramës zgjedhjet, në Kuvend do fusin kamikazët e tyre! Pazarin e mbyllin me goditjen e SPAK