Vrasja e Kennedy, SHBA fajësoi
Kubën,CIA plan të vriste Kastron

Vrasja e Kennedy, SHBA fajësoi<br />Kubën,CIA plan të vriste Kastron<br>
Donald Trump ka autorizuar publikimin online të mbi 2800 dokumenteve të klasifikuar lidhur me vrasjen e presidentit amerikan, John Fitzgerald Kennedy, por ndërkaq nuk ka lejuar publikimin e disa materialeve të tjera për të paktën 6 muaj. Lajmi u bë i ditur nga Shtëpia e Bardhë e cila shpjegon se Trump mori një vendim të tillë sepse nuk kishte zgjidhje tjetër për arsye të sigurisë kombëtare.

Në dokumentat në fjalë, disa prej të cilëve të viteve 90-të, siç ka shpejguar edhe CIA, ka emra ish-agjentësh sekretë, por edhe të dhëna të tjera, si p.sh metodat specifike të shërbimeve inteligjente apo bashkëpunëtorëve që janë jetësore për të mbrojtur sigurinë e vendit. Kësisoj duhet pritur 26 prilli për të parë nëse këto dokumente përmbajnë informacione të nevojshme dhe për të sqaruar nëse ish-marisni Lee Harvey Oswald ishte vetëm apo bashkëpunoi me të tjerë kur qëlloi ish-presidentin.

Ndërkaq, në një pjesë të dokumenteve të cilat po shqyrtohen nga ekspertët, kanë dalë në pah detaje të reja për një mister që zgjat prej 54 vitesh. Tentativat për të eleminuar Fidel Kastron janë artikuluar në një prej mijëra dokumenteve të arkivuara nga arkivi kombëtar amerikan për vrasjen e Kenedyt dhe datojnë në 1975. Bëhet fjalë për disa tentative të CIA-s për të vrarë presidentin kubanez Fidel Kastro. Sipas dokumentit, i cili po shqyrtohet, ekziston mundësia që pas vrasjes së Kenedit, qëndronte Kuba. "Komisioni ka përcaktuar se agjentë të CIA ishin përfshirë në planifikim në këtë vend bashkë me shtetas të tjerë për të eleminuar kastron" – thuhet në dokument.

Ndërkaq në të tjera dokumenta të lidhura me aktivitetet anti-Kastro nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, konsiderohej edhe mundësia për të helmuar prodhimet bujqësore në Kubë me "agjentë biologjikë" që më pas do të dukeshin si një fenonem natyral. Plani quhej "Operacioni Mangusta". 

Të tjera dokumenta gjithashtu, gjithmonë në planin për të përmbysur regjimin e Fidel Kastros, rrëfejnë ide se si mund të lëshonin fletushka mbi ishull me emrat e funksionarëve komunistë që duhet të vriteshin. Raportohet gjithashtu se CIA kontraktoi një mafioz për të vrarë Fidel Kastron. Një memorandum i 1975 i FBI, konfirmon se CIA kishte angazhuar një ndërmjetës për të gjetur një mafioz duke i ofruar edhe 150 mijë dollarë për të vrarë ish-udhëheqësin kubanez, ndoshta edhe duke e helmuar atë.

Më tej, në të tjera dokumente, thuhet se për drejtuesit sovjetikë, Lee Harvey Oswald ishte një maniak i sëmurë pa asnjë lidhje me Bashkimin Sovjetik. Të tjera detaje priten të bëhen të ditura nga shqyrtimi dhe publikimi i materialeve të tjera.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Gjiknuri: Në 2021 vetëm 3 kandidatë thyen hersin, tani janë 40 mandate në lojë! Votimi me postë, hap me rëndësi! Gaboni rëndë se ka pazar Rama-Berisha

Gjiknuri: Në 2021 vetëm 3 kandidatë thyen hersin, tani janë 40 mandate në lojë! Votimi me postë, hap me rëndësi! Gaboni rëndë se ka pazar Rama-Berisha