Vrasja e Kennedy, Trump bllokon
publikimin e disa dokumenteve

Vrasja e Kennedy, Trump bllokon<br />publikimin e disa dokumenteve<br /><br>
Presidenti i SHBA Donald Trump ka urdhëruar publikimin e 2,800 dokumenteve mbi vrasjen e presidentit John F Kennedy, por janë bllokuar publikimi i dokumenteve të tjera që lidhen me ngjarjen që tronditi Amerikën me argumentin se cenohet siguria kombëtare.

Dokumentet publikohen pas urdhrit të Kongresit në vitin 1992, për të klasifikuar si sekret të gjitha dokumentet mbi vrasjen e Kennedy, të  janë jo pak por 5 milionë faqe. Presidenti Kennedy u qëllua në 22 nëntor të 1963 kur ishte duke udhëtuar drejt Dallasit në një limuzinë të hapur. Guvernatori i Teksasit  John Connally, i cili ishte ulur përpara presidentit u plagos ndërsa një oficer policie i quajtura JD Tippit u vra pak pasi presidenti u qëllua.

Lee Harvey Oswald u arrestua dhe u akuzua për vrasjen e Kennedy dhe Tipp, por ai e mohoi atë, duke thënë se ishte vetëm një kalimtarë. Në 24 nëntor, Oswald u qëllua për vdekje në bodrumin e departamentit të policisë së Dallasit nga Jack Ruby, pronar i një lokali nate.

Cili ishte shpjegimi zyrtar i ngjarjes?
Komisioni Warren  nëpërmjet një raporti të publikuar në shtator të 1964, deklaroi se ishte Lee Harvey Osëald ai që kishte qëlluar mbi Presidenti. “Nuk kishte asnjë provë se Lee Harvey Oswald ose Jack Ruby të ishin përfshirë në një komplot, të brendshëm apo të huaj”, tha komisioni. Në 1979 hetues nga “House Select Committee on Assassinations” deklaruan se ekzistonte një mundësi e madhe që në vrasjen e presidentit Kennedy të kishin marrë pjesë dy persona.

Kush ishte Lee Harvey Oswald?
Lee Harvey Oswald ishte një ish- marins dhe një marksist i vetëshpallur, i cili udhëtoi në Bashkimin Sovjetik në 1959 dhe jetoi aty deri në vitin 1962. Ai punoi në Minsk në një radio dhe në një fabrikë televizionesh, ku takoi bashkëshorten e tij.Komisioni “Worren” zbuloi  se dy muaj para vrasjes së presidentit Kennedy, Oswald kishte vizituar ambasadën kubane dhe atë rusë në “Mexico City”.

Hijet e dyshimit. Kush janë teoritë mbi vrasjen e presidentit?
Disa njerëz sugjerojnë se në atentatin fatal të presidentit kanë marrë pjesë dy atentatorë, ndërkohë që të tjerë sugjerojnë se e presidenti u qëllua nga përpara dhe jo nga pas. Një test parafin në mjekrën e Oswald pak pasi ai ishte arrestuar sugjeronte se ai nuk kishte qëlluar me pushkë, megjithatë besueshmëria e këtij testi është vënë në pikëpyetje.

Nga ana tjetër Connally , deklaroi në atë kohë që nuk ishte plagosur nga i njëjti plumb që rezultoi fatal për presidentin J.F. Kennedy.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor,  OSBE: Shpresojmë që të respektohen kuotat gjinore

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, OSBE: Shpresojmë që të respektohen kuotat gjinore