Qindra njerëz sulmuan konsullatën amerikane në qytetin portual pakistanez të Karaçit, duke thyer dritaret, pasi Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli sulmuan Iranin dhe vranë udhëheqësin suprem të vendit.

Sipas mediave të huaja, lajmin e konfirmoi vetë Policia në Pakistan, përmes një një njoftimi për qytetarët.

Policia dhe forcat paraushtarake përdorën shkopinj gome dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën gjatë protestave.

Po ashti bëhet e ditur se të paktën një protestues u vra dhe disa të tjerë u plagosën në përleshjet midis protestuesve dhe forcave të sigurisë.


Lajmi kryesor:

Sulmet nga SHBA e Izraeli, Irani e konfirmon: Khamenei vdiq! Putin: Ngushëllime, shkelje e së drejtës! Shënjestrohet televizioni iranian