Vrasja e Kim Jong-nam, Malajzia
tërheq ambasadorin e saj në Penian

Vrasja e Kim Jong-nam, Malajzia<br />tërheq ambasadorin e saj në Penian
Malajzia shton masat diplomatike kundër Koresë së Veriut duke tërhequr ambasadorin e saj në Penian.

Reagimi ka ardhur vetëm pak ditë pas vrasjes së gjysmë vëllait të diktatorit të Koresë së Veriut Kim Jong un.

45 vjeçari vdiq në mënyrë misterioze në aeroportin e Kuala Lampur ,ndërsa policia dyshon se ai është helmuar nga agjentë të Koresë së Veriut.

Malajzia ka thirrur për sqarime ambasadorin e Koresë së Veriut dhe ka kërkuar prej tij shpjegime ndërsa shumë zëra flasin se Kim Jong Nam është vrarë nga dy agjentë sekretë të Penianit pasi ai jetonte në azil larg vendit të tij pasi shpesh herë kritikonte diktaturën e familjes së tij.

Deri më tani policia malajziane është në kërkim të 4 personave koreanoveriorë.

Ndërsa ambasadori i Penianit në Kuala Lampur u shpreh se nuk beson në hetimet malajziane.

Ndërkohë, një video e marrë nga kamerat e sigurisë pas sulmit është publikuar në një televizion japonez ku tregohet skema e vrasjes së 45 vjeçarit.

Malajzia është një nga të paktat vende që ka ende marrëdhënie diplomatike me Korenë e Veriut, por kjo vrasje ka trazuar lidhjet.Malajzia ka refuzuar t’i përgjigjet kërkesës së Koresë së Veriut për t’i dorëzuar asaj trupin e Kim Jong-nam, pa bërë më parë autopsinë.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Trafik armësh drejt Britanisë së Madhe, GJKKO lë në 'arrest me burg' 3 të arrestuarit, 3 të tjerë në kërkim

Trafik armësh drejt Britanisë së Madhe, GJKKO lë në 'arrest me burg' 3 të arrestuarit, 3 të tjerë në kërkim