Vrasja e kleriut shiit, vendet
arabe në bllok kundër Iranit
Qeveria turke i ka bërë thirrje Arabisë Saudite dhe Iranit për të qetësuar marrëdhëniet e tyre diplomatike, duke thënë se mosmarrëveshja do të përkeqësojë tensionet rajonale.
Qeveria turke i ka bërë thirrje Arabisë Saudite dhe Iranit për të qetësuar marrëdhëniet e tyre diplomatike, duke thënë se mosmarrëveshja do të përkeqësojë tensionet rajonale.
Zëvendëskryeministri turk, Numan Kurtulmus tha se Lindja e Mesme është tashmë një “fuçi baruti”. Ai kritikoi sulmet ndaj misioneve saudite në Iran, por edhe ekzekutimin e klerikut shiit nga Arabia Saudite, nga ku nisën edhe problemet.
“Ne duam që të dy vendet të largohen menjëherë nga tensionet, që padyshim do ta çojnë më tej situatën e rënduar në Lindjen e Mesme. Rajoni është tashmë një “fuçi baruti”.Mjaft më. Ne kemi nevojë për paqe në rajon. Arabia Saudite dhe Irani janë miqtë tanë dhe ne nuk duam që ata të përfshihen në luftë, sepse kjo është gjëja e fundit që ky rajon ka nevojë”, tha Kurtulmus.
Arabisë Saudite i ka lënë diplomatëve iranianë 48 orë kohë për t’u larguar nga vendi, ndërsa një ditë më parë njoftoi ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me regjimin e ajatollahëve. Po ashtu, veprimi i Arabisë Saudite u ndoq të hënën edhe nga aleatët e saj në rajon. Bahreini dhe Sudani kanë ndërprerë marrëdhëniet me Iranin, ndërkohë që Emiratet e Bashkuara Arabe kanë tërhequr stafin diplomatik.
Vendimi i Rijadit që ka tërhequr ndërkohë përfaqësuesit e tij nga Teherani erdhi pas mësymjes së Ambasadës Saudite nga një grup demonstruesish në kryeqytetin iranian. “Ne nuk kemi për ta lënë Iranin të minojë sigurinë tonë“, ishte deklarata e ministrit të Jashtëm saudit, Adel al-Jubeir, i cili e akuzoi hapur Republikën Islamike se ka shpërndarë armë e “mbjellë“ celula terrori nëpër rajon.tch
Sondazhi i ditës:
Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?
-
Po
6%
-
Jo
87.7%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4933
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Të monitorohet furnizimi me karburant!' Ministri i Financave Malaj inspektim në Porto Romano! Gazheli: Viti do mbyllem 700 mijë tonë karburant të importuar
15 Gusht, 14:12
-
Shkrumboi 50 hektarë me pemë frutore dhe ullinj teksa po digjte mbeturinat, arrestohet piromani 70-vjeçar në Lushnjë! U rrezikuan edhe banesat
15 Gusht, 14:03
-
Turistët rrisin konsumin e karburantit, në 7 muaj ‘thyhet’ importi i 2023-shit! Pritshmëritë? 700 mijë tonë deri në fundvit
15 Gusht, 13:58
-
Puthja 'fake' mes Kamala Harris dhe Donald Trump! Shpikja e rrezikshme e inteligjencës artificiale të Elon Musk
15 Gusht, 13:53
-
Militantët e Berishës protestë para bashkisë, Veliaj: Pakica zhurmuese lë jahtin me pushime dhe vjen të protestojë
15 Gusht, 13:52
-
Kuksianët e dëgjonin fshehurazi në diktaturë, sot portreti i kitaristit të njohur të viteve ’80 bëhet murale në qytet
15 Gusht, 13:51
-
Kursi i këmbimit valutor, bien Euro dhe Franga zvicerane, rriten Dollari dhe Paundi britanik
15 Gusht, 13:45
-
I nxehti saharian, nesër termometri arrin deri në 41 gradë! Në fundjavë priten reshje lokale shiu e rënie temperaturash
15 Gusht, 13:44
-
Pamjet/ Aksion në plazhin e Gjipesë në Himarë, sekuestrohen 175 çadra dhe shezlongë, 2 persona nën hetim
15 Gusht, 13:24
-
Chelsea rikthehet për Osimhen, Napoli kërkon Lukakun plus Casedein dhe miliona euro
15 Gusht, 13:21
-
Gjergj Luca i dedikon restorantin e ri Giorgia Melonit: Ka ndihmuar 500 mijë shqiptarë të marrin pensionin
15 Gusht, 13:19
-
Tym në TEC-et lundruese në Vlorë, ndizen për herë të parë pas dy vitesh! Do të testohen 72 orë, më pas pritet të nisë prodhimi i energjisë
15 Gusht, 13:17