Ditën e djeshme në qytetin e Fierit, ish-deputeti i PD-së, Luan Baçi ishte i pranishëm në protestë të zhvilluar nga të rinjtë për vrasjen e Klodjan Rashës.

Duke folur përpara protestuesve, Baçi u shpreh se ata kanë gjetur një mënyrë për të festuar festën e PD-së madje duke thënë se vetëm me këtë parti do të sillet ndryshimi.

Por një protestues e ka ndërprerë fjalën e tij duke i kërkuar që të mos e kthejë politike këtë lëvizje, madje edhe duke e ofenduar.

"Ne nuk mund të bëjmë një festë në kuptimin e mirë të fjalës festë. Por gjetëm këtë mënyrë për të nderuar atë të ri. Gjetëm këtë mënyrë për të festuar festën e partisë tonë demokratike dhe për t'i thënë të gjithë shqiptarëve se vetëm me PD do të sillet përsëri ndryshimi..." - tha Baçi.

"Mos e kthe politike mor të q... r..." - iu kthye një protestues.