Vrasja e komandos në Afganistan
Kosova telegram ngushëllimi

Vrasja e komandos në Afganistan<br />Kosova telegram ngushëllimi
TIRANE- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka dërguar një telegram ngushëllimi Ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, ku shpreh ngushëllimet e sinqerta në lidhje me vrasjen e komandantit te grupit të komandove shqiptarë Feti Vogli, dhe nentetar Aleksander Peçi.

Në telegram thuhet se shqiptarët kudo që janë bashkëndjenë me dhimbjen e familjeve të viktimës dhe i bashkohen lutjeve për mbijetesën e ushtarit tjetër.
”Në emër të Qeverisë dhe popullit të Republikës së Kosovës, ju shprehim ngushëllime për humbjen e jetës së një ushtari të Komandos së Kontingjentit “EAGLE-4” të Ushtrisë Shqiptare në Afganistan dhe plagosjes rëndë të një tjetri. Kjo vrasje ka tronditur popullin shqiptar kudo që është.

Ne, si qeveri, dënojmë ashpër vrasjen e ushtarëve shqiptarë, të cilët kanë dhënë një kontribut të çmuar në sigurimin e paqes në Afganistan”, thuhet ndër të tjera në telegramin e ngushëllimit dërguar Ministrin Haxhinasto.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veton Surroi: Akomodimi mendor me presidenten Harris

Veton Surroi: Akomodimi mendor me presidenten Harris