Vrasja e Konomit, 21 janari
Nishani: Provat në prokurori

Vrasja e Konomit, 21 janari<br />Nishani: Provat në prokurori
TIRANE-Ministri i Brendshëm Bujar Nishani bëri sot një analizë të punës për vitin 2011, dhe objektivat për vitin 2012, si 100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë.
Në renditje të sukseseve Nishani përmendi përballimin me sukses të përmbytjeve në Qarkun e Shkodrës, Lezhës, situatën në ditën e zgjedhjeve, dhe postzgjedhore; situatën e zjarreve gjatë verës, menaxhimin e fluksit në pikat kufitare në verë dhe në festat e fundvitit. Por nuk tha asnjë fjalë për demonstratën e 21 janarit, ku mbetën të vrarë 4 protestues të PS-së, vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomit, apo dyndjen e shqiptarëve në vendet e BE për të kërkuar azil nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara, e cila rrezikon dhe kthimin e vizave, për shqiptarët.

Tentativa për t'i lënë në harresë këto ngjarje që tronditën opinionin publik për vitin që lamë pas, shkoi dëm, pasi gazetarët e pranishëm kërkuan reagimin e ministrit Nishani, i cili ia kaloi kompetencat prokurorisë. Sipas tij "Policia kreu detyrën. Provat e vrasjes së gjyqtarit dhe të 21 janarit i dërguam në prokurori".

21 JANARI, U DHUNUAN INSTITUCIONET, AKTORET PARA LIGJIT
”Të gjitha strukturat e shtetit u angazhuan në mbrojtjen e institucioneve e flamurit. Policia përmbushi detyrimet e tyre ligjore. Dhunimi i institucioneve, është padyshim një veprimtari kriminale, por kjo cështje është tashmë në hetim nga prokuroria dhe natyrisht është drejtësia ajo që duhet të japë vendimin përfundimtar dhe të gjykojë veprimin e aktorëve që ishin prezent në sulmin e institucioneve kushtetuese që iu bënë më 21 janar.
 
VRASJA E KONOMIT, NISHANI: NE PËRCOLLËM PROVAT
Në lidhje me vrasjen e Skerdilajd Konomit, Nishani u përgjigj “I qëndrojmë deklaratave që policia për aq sa ka prova, ka përcjellë prova e informacione që gjykojmë që janë të nevojshme për të zbuluar vrasjen. Policia e shtetit do të mbetet e gatshme dhe në shërbim të grupit hetimor për të informuar dhe adresuar çdo çështje që kanë të bëjnë me këtë vrasje.”

NISHANI: DO VAZHDOJME SENSIBILIZIMIN PE LEVIZJEN PA VIZA
Duke u ndalur te shtimi i kërkesave për azil nga shqiptarët në vendet e BE-së Nishani tha “Fenomeni, u godit besoj se ai do të vazhdojë të shtrihet deri në qelizën e fundit të atyre grupeve që përdorën mashtrimin dhe rrezikuan jetën e qytetarëve duke i dërguar në vende që askush nuk i priste. Lëvizja pa viza është mundësi që është respektuar makismalisht nga shqiptarët por ka kushte qe në duhet ti zbatojmë. Ne do vijojmë me sqarimin e qyterarëve për kushtet që duhet të respektojmë.

VITI 2011, SUKSES, ZBULUAM KRIME TE VJETRA
Nishani vlerësoi vitin 2011, si një vit me mjaft dinamikë për Ministrinë e Brendshme dhe që i përballoi sfidat, po kështu është rritur siguria publike.
“Treguesit statistikor tregojnë për një rritje të dënimit të kriminalitetit, dhe besueshmërisë së publikut.
Gjatë vitit të kaluar niveli i zbulueshmërisë së krimit u rrit 84 % dhe Shqipëria ndodhet në nivelin mesatare, të vendeve në BE. U zbuluan 298 vepra kriminale të vjetra të pazbulura më parë, 7 vrasje, 4 tentativa për vrasje, 31 vjedhje me dhunë, 49 vjedhje banesash 66 vjedhje lokale. U shënuan 15 mijë telefonata më shumë se një vit më parë, të adresuara

OBJEKTIVAT 2012, SISTEM MONITORIMI ME KAMERA NE TIRANE
Në objektivat e 2012, është zbatimi i rekomandimeve të KE-së për ministrinë e Brendshme, dhe prioritet mbi prioritet do të jetë rritja e e sigurisë publike. “Do vijojë procesi i decentralizimit dhe transferimi i aseteve ekonomike drejt qeverisjes vendore. Prioritet lufta ndaj veprave të ndryshme kriminale dhe rritja e sigurisë publike.” tha Nishani duke përmendur këtu “Vendosjen e sistemit të monitorimit me kamera në të gjithë kryeqytetin”
Një tjetër objektiv ku do përqëndrohet ministria është dhe vazhdimi i sensibilizimit për lëvizjen e lirë.
vazhdon

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje

Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje