Vrasja e kreut të komunës së
Bogovinës,Prokuroria zbardh ngjarjen

Vrasja e kreut të komunës së<br />Bogovinës,Prokuroria zbardh ngjarjen
Prokuroria Publike në Tetovë ka zbardhur vrasjen e kryetarit të degës së Bogovinës, Hazbi Idrizi.
 
Në njoftimin për shtyp, shkruhet se autori me inicialet Q.A, i punësuar në Komunë në detyrën e inxhinierit, ka pasur një zënkë për disa minuta me Idrizin, dhe më pas ka nxjerrë pistoletën duke e qëlluar 6 herë.
 
Gjithashtu bëhet e ditur se autori, është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes ku ka tentuar të vrasë vetën dhe duke gjetur vdekjen më pas në spital.  
 
Sipas informatave të para, i dyshuari, ka parkuar makinën e tij para komunës së Bogovinës, dhe është nisur në drejtim të byrektores ku në atë moment ka qenë ulur kreu i komunës. Pas një zënke verbale me tanimë të ndjerin, i dyshuari ka gjuajtur disa plumba në drejtim të tij nga pistoleta. Pas ngjarjes i dyshuari është drejtuar për në shtëpinë e tij ku edhe ka tentuar ti merr jetën vetes, ndërsa kryetari i komunës me makinë është dërguar në spitalin klinik të Tetovës, ku është konstatuar vdekja e tij, ndërsa i dyshuari është dërguar në Klinikën e Shkupit ku edhe ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i kryetarit të komunës është dorëzuar për obduksion ndërsa janë mbledhur dëshmi në vendngjarje për hetime tekniko-kriminalistike”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike.
 
Kryetari i degës së Bogovinës, Hazbi Idrizi humbi jetën mëngjesin e sotëm për motive që ende nuk bëhen të ditura. Ky ishte mandati i tretë i tij si kryetar i Komunës së Bogovinës.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Festival ‘Mediums’ sjell shfaqjen ‘Tramvaj me emrin dëshirë’

Festival ‘Mediums’ sjell shfaqjen ‘Tramvaj me emrin dëshirë’