TIRANE - Pa praninë e të pandehurit Ilir Xhakja, për llogari të drejtësisë, kanë dëshmuar sot 4 dëshmitarët e parë ndaj Xhakjes, që akuzohet për vrasjen e kryekomisar Adem Tahirajt, ish-shefi i komisariatit të Shijakut.
Për këtë seancë ishin planifikuar të dëshmonin 7 dëshmitarë, ndërsa kanë mundur të vijnë vetëm 4. Pyetja e dëshmitarëve ka nisur me kunatin e Ilir Xhakjes, Ruzhdi Krasnajn, i cili ka pranuar të mos dëshmojë, një e drejtë kjo e njohur me ligj për dëshmitarët me lidhje fisnore e krushqie me të pandehurin.
Më pas, Julian Keci, Eltin Avrami dhe Zamir Cerbja, kanë dëshmuar se nuk kanë dijeni se ç'ka ndodhur në të vërtetë, por duke qenë se banojnë në të njëjtin fshat me Xhakjen, e njohin të pandehurin dhe kanë mësuar se ç'ka ndodhur atë ditë.
Me kërkesë të prokurorit Eugen Beci, gjykata pranoi të thërrasë në seancën e rradhës, 9 dëshmitarë të tjerë, ndërsa caktoi datën 13 mars për të vazhduar pyetjen e këtyre dëshmitarëve.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com