DEKLARATA E FRROKUT
Biznesmeni i dyshuar për ekzekutimin e Dritan Lamajt, Arben Frroku, i cili doli dje para togave të zeza në Gjykatën e Selanikut, ka deklaruar për mediat, se nuk ka asnjë lidhje me partinë socialiste.
Pas deklaratave të Ministrisë së Brendshme, se “dy javë më parë, Edi Rama i ofroi mundësinë e kandidimit për deputet nën siglën e PS-së”, ka reaguar vetë i arresatuari në Greqi, Frroku. “Rama s’më ka kandiduar dhe nuk kam asnjë lidhje me të e as Partinë Socialiste. Unë jam demokristian i pastër”, është shprehur Frroku dje paradite para se të hynte në gjykatën e Selanikut.
REAGIMI I PDK
I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Partisë Demokristiane, e cila ka mohuar që Arben Frroku të jetë anëtar apo mbështetës i saj. “Sqarojmë mediat dhe opinionin poblik, se Arben Froku, i dyshuar nga organet e akuzës për vrasjen e komisar Lamajt, nuk ka qenë dhe as nuk është anëtar i Partisë Demokristiane të Shqipërisë dhe as ka kandiduar për këtë parti asnjëherë”, thuhet në njoftimin zyrtar të Partisë Demokristiane.
Më tej, ndër rreshta përmendet një tjetër parti, e cila sipas partisë së Ndokës, është krijuar nga vetë kryesocialisti Edi Rama. “Arben Frroku ka shpallur kandidaturën për deputet në Qarkun e Shkodrës, në një parti fantazmë të fabrikuar nga Rama, që ka në siglen e saj edhe fjalen ‘kristiane’, thuhet në njoftimin e PDK-së.
Vëllai i tij, Mark Frroku, është Sekretar i Përgjithshëm i kësaj partie ‘fantazmë’, ndërsa kryetari i saj, Dhimiter Muslia, është personi që është në koalicion me Z.Rama, me Partinë Socialiste dhe prezent në tryezën e tij politike”.
AKUZAT
Menjëhera pas publikimit të fotografive të Arben Frrokut, gjatë një drake në dajt me drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj, Tonin Vocaj, Muhamet Rrumbullaku dhe Nikolin Bala, mazhoranca dhe opozita nisën luftën politike.
Deputetët socialist deklaruan pas publikimit të fotografive, se “tregohet qartë që policia është e tradhëtuar, pasi me kupolen drekon i akuzuari për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, tha deputeti Sajmir Tahiri.
Pak më vonë ka ardhur dhe reagimi i zëdhënësit të Ministrisë së Brendshme, Olli, i cili sipas të cilit, Rama, dy javë më parë, i ofroi mundësinë e kandidimit për deputet biznesmenit Arben Frroku.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 02.03.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)