TIRANË-  Prokuroria kërkoi sot nëntë vjet burg për Ndue Jakun dhe 8 vjet burg për Jak Jakun, nipërit e Arben Frrokut, të akuzuar për armëmbajtje pa lejë dhe posedim lëndësh narkotike.

Pretenca u dha sot në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë.  Kushërinjtë Jaku akuzohen për armë pa leje dhe posedim droge.

Ndue dhe Jak Jaku janë nipat e të akuzuarit të drejtësisë Arben Frroku, I akuzuar për vrasjen e komisarit, Dritan Lamaj.

Armët në shëpinë e Jakajve u gjetën pas vrasjes së Dritan Lamajt në Shkurt të vitit 2013.

Jak Jaku u arrestua në Greqi sëbashku me biznesmenin Arben Frroku pas një urdhër-arresti ndërkombëtar pas vrasjes së kryekomisarit.

Ai ndodhej në atë kohë i arrestuar në Greqi, në pritje të ekstradimit, ndërsa vëllai i tij Ndue Jaku ishte  i arrestuar në Shqipëri.

Jaku u ndalua në lidhje me vrasjen e Lamajt, por pas hetimeve, i dyshuar kryesor rezultoi vetëm Arben Frroku.