Vrasja e kryekomisarit, lamtumira
nga familjarët e personalitet politike
Drejtues të lartë të shtetit, familjarë, miqtë dhe kolegët i kanë dhënë sot lamtumirën e fundit, kryekomisarit Adem Tahiraj, i cili mbeti i vrarë dje në krye të detyrës në zonën e Sukthit. Që prej orës 14.30 e deri në 16:15 janë zhvilluan homazhe në Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë për nder të kryekomisarit.
TIRANE - Drejtues të lartë të shtetit, familjarë, miqtë dhe kolegët i kanë dhënë sot lamtumirën e fundit, kryekomisarit Adem Tahiraj, i cili mbeti i vrarë dje në krye të detyrës në zonën e Sukthit. Që prej orës 14.30 e deri në 16:15 janë zhvilluan homazhe në Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë për nder të kryekomisarit.
Kryeministri Berisha, kryeparlamentarja Topalli, kreu i PS, Edi Rama, drejtori i përgjithshëm i policisë, Hysni Burgaj kanë vendosur kurora me lule pranë trupit të pajetë të 49 vjeçarit.
Kryeministri Sali Berisha ka theksuar se vrasja e Adem Tahirajt është humbje e madhe për familjen por edhe për të gjithë shqiptarët.
Ndërsa pas homazheve në ceremonialin zyrtar, kryeminstri Berisha ka kryer dhe një vizitë pranë familjes së të ndjerit Tahiraj.
Ndërsa, kryesocialisti Edi Rama në një mesazh në rrjetin social Tëitter ka deklaruar se policia ndjehet e tradhtuar nga drejtimi i politizuar dhe se gjykata është kthyer në një farsë kriminelësh.
Në prononcimin e saj znj.Topali, ka thënë se kjo është një ditë e vështirë për familjarët, pasi kanë humbur babain e tyre të çmuar.
Lamtumira e fundit është dhënë për komisar Adem Tahiraj, ndër lot dhimbje dhe buqeta me lule nga familjarë, të afërm dhe kolegë e tij.
Adem Tahiraj do të prehet në parcelën e dëshmorëve të policisë së shtetit, dhe do të jetë pranë me ish kolegë të tij të rënë në detyrë.
Tahiraj u shpall dëshmor i atdheut pasi ai humbi jetën në detyrë pasditen e djeshme në Katund Sukth, gjatë një operacioni për ndalimin e personave me precedent penal.
Komisari 49 vjeçar i cili la pas 3 fëmijë dhe bashkëshorten e tij, u shpall dëshmor i atdheut pasi humbi jetën dje pasdite në një aksion për ndalimin e kriminelëve dhe për nder të tij u zhvillua një ceremoni shtetërore, me të shtëna armësh.
Pasi djalit 14 vjeçar të mbetur jetim të komisar Tahirajt, u dorëzua flamuri kombëtar i palosur, trupi i tij u preh në banesën e fundit me lamtumirën e dhënë nga drejtori i policisë së qarkut Durrës z.Aleks Hajdari.
(ar/Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
36.7%
-
Jo
54%
-
Nuk e di
9.3%
Vota total: 3429
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Flini me gojë hapur? Pesë arsyet pse ndodh
26 Nëntor, 20:45
-
Champions League/ Milan fiton me vështirësi në Bratislavë, Atl. Madrid shkërmoq Spartën e shqiptarëve! Në 21:00 luhen shtatë duele
26 Nëntor, 20:43
-
Netanyahu: Do të pengoj Iranin të ketë armë bërthamore
26 Nëntor, 20:41
-
NATO konfirmon mbështetjen për Ukrainën pas sulmit rus me raketë balistike
26 Nëntor, 20:36
-
Izraeli e pranoi, kryeministri libanez fton komunitetin ndërkombëtar: Veproni për zbatimin e menjëhershëm të armëpushimit
26 Nëntor, 20:34
-
VIDEO/ Protesta e PD-së, sherr i ashpër mes protestuesit dhe qytetarit! Ndërhyn policia
26 Nëntor, 20:17
-
Mbyllet protesta e PD, hapet qarkullimi i automjeteve
26 Nëntor, 20:02
-
'Hajde, hajde se flasim!', Nallbati shan me 'libër shtëpie' efektivin tek sheshi Uilson (VIDEO)
26 Nëntor, 19:59
-
DOSJA/ Artan Hoxha me SKYECC, me Suel Çelën inskenuan kërcënimin me mesazhe dhe foto! Përgatitën ‘skaletën’ e emisionit Opinion! Takimet e pagesat
26 Nëntor, 19:54
-
Protesta e PD-së, Kreshnik Çollaku për Report Tv: Ia arritëm qëllimit! Ja 3 rrugët për 'Qeverinë Teknike'
26 Nëntor, 19:42
-
Bardhi flet për ecurinë e protestës: Nuk e dimë çfarë do bëjmë pas protestës së sotme! Planin do e bëjmë të ditur hap pas hapi
26 Nëntor, 19:35
-
Netanyahu: Po armëpushimit në Liban, nëse Hezbollahu e shkel atë, ne do t'i godasim
26 Nëntor, 19:29