Vrasja e kryekomisarit, policët që
ishin me Tahirajn pyeten sërish

TIRANE- Fatmir Hoxha dhe inspektori i zonës Kastriot Gosturani që kanë qënë të pranishëm kur Ilir Xhakja, ekzekutoi me armë zjari kryekomisarin Adem Tahiraj, (ne foto) janë marrë sërisht në pyetje nga ana e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Kjo për shkak se ata kanë dhënë dëshmi kontradiktore, gjatë intervistimit fillestar.

 Të dy policët, kanë treguar se Xhakja ka qëlluar pa paralajmërim duke u shprehur se "... kujt ja bllokon makinën ti morre, a e di kush jam unë të q... robt, të vras, dhe ka nxjerë një pistoletë duke hapur zjarr mbi Ademin...". Më tej gjatë dëshmisë së tyre ata kanë treguar se nipi i Xhakjas, Ledio Krasniqi, ku ka parë dajën e tij të qëllojë ka thirrur "...mos qëllo dajë...", por ai ka vazhduar disa herë të tjera duke e lënë të vdekur në vend kryekomisarin. Ndërkohë që nga ana e prokurorisë është arritur të verifikohet vendodhja e Xhakjas, në momentin kur ai është telefonuar nga i nipi. Qeliza telefonike e ka nxjerë Xhakjen, se ka qënë në një restorant jo shumë vendit të krimit, ku nën shoqërinë e disa persona po darkonte duke ngrënë zogj fshati. Sapo ka marrë telefonatën, ai është larguar me shpejtësi në vendgjarje, ku dhe ka vrarë oficerin e policisë.

Për efekt të hetimit gjatë ditës së djeshme Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka kërkuar që Xhakja t'i nënshtrohet një verifikimi lidhur me përdorimin ose jo të lëndëve narkotike. Pritet që në ditët në vijim prokuroria, të marrë konkluzjonet e këtij akti-ekspertimi, ndërkohë që në ambientet e burgut ai mbahet i monitoruar 24 orë në 24 nga gardianët e 313, për shkak të ndonjë hasmërie që mund të ketë me të dënuarit në burgun ku është izoluar.
(eq/sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Termometri politik, sondazhi i përmuajshëm ekskluzivisht në Frontline sot në 21:00 në Report Tv

Termometri politik, sondazhi i përmuajshëm ekskluzivisht në Frontline sot në 21:00 në Report Tv