“Ne homazhet e komisar Adem Tahirit me deputetët e Komisionit të Sigurisë për t'i dhënë lamtumirën e fundit shërbëtorit të vrarë të shtetit. Nga oborri i mbushur me uniforma blu të mbetet ndjesia e hidhur e policisë së tradhtuar nga një drejtim i politizuar, i korruptuar, i paaftë.” – shkruan Rama.
Në reagimin e tij Kryesocialisti nuk ka lënë pa akuzuar edhe qeverinë që sipas tij është fajtore e rritjes së krimeve në vend:
“Yryshi që ka marrë krimi në Shqipëri është pjellë këtij politizimi korrupsioni e paaftësie dhe e gjykatave të kthyera në falëse kriminelësh! Rivendosja e rendit e sigurisë është bërë domosdoshmëria jetike e kohës dhe prioriteti ynë parësor me largimin e këtij pushteti të kalbur.” – ka përfunduar Kreu i PS-së.
(er.ç/Shqiptarja.com)