TIRANE- Kërkesa për ekstradimin e Arben Frrokut i është dorëzuar autoriteteve greke. Kërkesa është dorëzuar nga Ministria e Drejtësisë shqiptare dhe brenda 15 ditësh pritet te merret një vendim nga gjykata e Selanikut ne Greqi.
Dosja që Ministria e Drejtësisë ka dërguar në Greqi përmban edhe kërkesën per ekstradimin e kushëririt të Arben Frrokut, Jak Jaku, i cili akuzohet për armëmbajtje pa leje. Arben Frroku akuzohet nga drejtësia shqiptare per vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj më 24 shkurt.
Gjykata e Selanikut ka dhënë ndaj Arben Frrokut masën e sigurisë ‘arrest me burg për 40 ditë” për Arben Frrokut, pasi u vu ne pranga me 25 shkurt në një hotel në Selanik, vetëm një ditë pas ekzekutimit të komisarit të policisë.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Çfarë ndodhi prej vrasjes së Dritan Lamajt