Familjarët e dy kushërinjve, Agron dhe Alban Lleshaj që u ekzekutuan dy ditë më parë në Canegrate në Itali, deklarojnë se i njohin autorët e vrasjes dhe do të marrin hak ndaj tyre sipas ligjeve të Kanunit.
'Corriere della Sera' shkruan sot se familjarët e shqiptarëve nuk pranojnë të bashkëpunojnë me policinë dhe hetuesit italianë, por shprehen se do ta vendosin vetë drejtësinë në vend.
Në artikullin e publikuar nga gazeta italiane thuhet se familjarët e Agron dhe Alban Lleshajt duan të marrin gjak, sipas ligjeve të Kanunit, të cilat vijojnë të funksionojnë ende në zonat përreth Lezhës, ku kanë lindur kushërinjtë e vrarë në Itali.
Familjarët e viktimave jetojnë një pjesë në Shqipëri dhe një pjesë tjetër në Lombardi.
Hetimet e policisë dhe prokurorisë italiane po vijojnë me shpejtësi të madhe, por mediat thonë se ata kanë në dispozicion pak kohë, sepse hakmarrja mund të fillojë më herët duke shkaktuar kështu një spirale dhune, e cila, siç konstatohet nga burimet e hetuesve, në Shqipëri tashmë është duke u përgatitur.
Lleshajt dhe armiqtë e tyreSipas mediave italiane, Alban Lleshaj ishte takuar me disa bashkëkombas të tij, para vrasjes, jo larg vendit ku u ekzekutua me armë. Dyshohet se Lleshaj ka debatuar me ta për shkak të konflikteve të vjetra apo prishje të pazareve të drogës.
Albani ka telefonuar kushëririn e tij Agronin dhe në momentin kur ka hipur në makinën e tij 'Volkswagen Polo', janë qëlluar të dy me armë zjarri. Sipas hetuesve, Albani ka humbur jetën menjëherë, ndërsa kushëriri i tij ka vijuar të drejtojë makinën i plagosur, për rreth 250 metra, derisa ka humbur jetën.
Dy shqiptarët Agron e Alban Lleshaj, 24 e 32 vjeç u ekzekutuan me 10 plumba mbrëmjen e së enjtes, rreth orës 22.54 në Canegrate, në Itali.
(er.nu/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
71.9%
-
Jo
24.6%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 1807
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Serbi/ Studentët u rikthehen protestave në Beograd, bllokojnë pikat kryesore të qarkullimit në kryeqytet
10 Janar, 17:38
-
Hamë qepë e patate serbe, prodhimi i Maliqit ‘flaket’ në kanal! Fermerët: Dëmin e kemi nga shteti, duam kompensim
10 Janar, 17:35
-
SHBA-ja sanksionon industrinë serbe të naftës për shkak të pronësisë ruse
10 Janar, 17:21
-
Hidhen goglat, 198 familje bëhen me apartamente të reja por s’hyjnë dot brenda! Bashkia e Durrësit: Jemi në pritje të kolaudimit të pallateve
10 Janar, 17:16
-
Rama inspekton fushën sportive në shkollën ‘Adem Haxhija’ në Postribë! Manastirliu: 6 milionë euro për investimet në Shkodër
10 Janar, 17:15
-
Rama inspekton Tregun e Rusit në Shkodër! Benet Beci: Rikonstruktimi në kohë rekord
10 Janar, 17:11
-
Kryepiskopi Anastas në gjendje të rëndë shëndetësore, besimtarët në Korçë luten për shëndetin e tij në katedralen 'Ngjallja e Krishtit'
10 Janar, 17:09
-
Pasi e shpalli fajtor, gjykatësi uron Trump: Suksese në mandatin e dytë presidencial
10 Janar, 17:09
-
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
10 Janar, 17:06
-
Gonzato takon kryetaren e KLP: Një sistem gjyqësor efektiv dhe i pavarur, rol kyç për të ardhmen e vendit në BE
10 Janar, 16:57
-
Qeveria vendos kompensimin financiar të pronarëve që preken nga ndërtimet e legalizuara: Mbi 1 mld lekë për rreth 9 hektarë
10 Janar, 16:50
-
Eduard Shalsi nis ‘punën’ si drejtues politik: PS do ta transformojë Kukësin si gjithë Shqipërinë
10 Janar, 16:48