Dy djemtë e mitur të Liridona Ademajt i kanë dërguar një mesazh nënës së tyre që nuk jeton më. Avokati i Ademajt, Leutrim Syla, ka bërë me dije përmes një postimi në rrjetet sociale se djemtë kanë kërkuar që një bluzë, me mesazhin në suedisht “Të duam mami, Dioni e Diari”, të vendoset në varrin e saj.

Ai tregon se ata kishin dëshirë të vinin në Kosovë, por procesi gjyqësor ndaj të pandehurve: Naim Murseli, Kushtrim Kokalla e Granit Plava, sapo kishte nisur.

“Gjatë procesit gjyqësor, na erdhi një mesazh nga fëmijët e Liridonës, Dioni e Diari, se duan që këtë rrobë të tyren me emrat e tyre në të t'ia dërgojnë te varri të ëmës. Procesi veçse kishte filluar e udhëtimi i tyre për në Kosovë dukej vite drite larg në horizontin e dëshirës së tyre. Sidoqoftë, rroba u dërgua tek varri dhe fotografitë ngushëlluese iu dërguan dy engjëjve të Liridonës”, shkruan ai.

Më tej, avokati shkruan edhe për takimin që ka pasur me njërin prej djemve të Ademajt, Dionin dhe trishtimin që ka ndier.

“Në një ambient të përshtatshëm pata mundësinë ta takoj Dionin. ‘Faleminderit’ më tha, duke më njohur si avokat të së ëmës e të tyrin për çështjet në Suedi. U kaplova nga lotët, por u kurseva nga sytë e tij. Nuk kisha mundësi të bëja më shumë sesa ta përqafoja fort e t'i përkëdhelja kokën e ëmbël, që do të doja shumë të ndërrohesha në atë moment me atë që nuk është në mesin tonë (qoftë edhe vetëm për një çast)”, shkruan Sylaj.

Të hënën, Gjykata e Apelit la në fuqi dënimin për burg të përjetshëm ndaj Naim Murselit e Granit Plavës dhe 30 vite burg për Kushtrim Kokallën për vrasjen e Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023.

Sa e vlerësoni këtë artikull?
★ ★ ★ ★ ★
5.0 / 5 (1 vlerësim)

Komente

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës: 21 Nëntor, 17:11

    Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve?