Vrasja e Liridona Ademajt, kush është prokurorja serbe që do të hetojë ngjarjen që tronditi shqiptarët
Liridona Ademaj, Naim Murseli
Vrasja e Liridona Ademajt e cila tronditi opinionin publik në Kosovë e Shqipëri, do të hetohet nga një prokurore serbe. Mësohet se rasti i është dhënë prokurores Javorka Perlinçeviç, pasi në fazën fillestare u hetua nga prokurorja Besa Limani e cila del në pension së shpejti.
Caktimi i Perlinçeviç si prokurore për rastin është bërë nëpërmjet shortit me rradhitje. Sipas mediave të Kosovës, prokurorja nuk ka pasur ndonjë rast madhor për të hetuar gjatë karrierës së saj.
Nacionale shkruan se ndër çështjet e hetuara nga serbja, vlen të theksohet vrasja e një personi te nënkalimi në Prishtinë. Aty një i dyshuar pas një sulmi fizik, e kishte shtyrë shkallëve viktimën, i cili nga goditjet kishte vdekur. Prokurorja serbe e kishte cilësuar veprën si “Vrasje nga pakujdesia”. I dyshuari ishte dënuar me 4 vjet e 8 muaj burg.
Perlinçeviq jeton në Shtërpcë, kurse provimin e Jurisprudencës e kishte kaluar në Beograd. Ajo punon si prokurore që nga viti 2012.
Për vrasjen e Liridona Ademajt në 29 nëntor në Prishtinë, të arrestuar po mbahen Naim Murseli (bashkëshorti i saj) i cili dyshohet si organizator si dhe Kushtrim Kokalla e Granit Plava, bashkëpunëtorët e tij për vrasjen e të resë. Gjithashtu në 9 dhjetor, një person i katërt u arrestua, pasi dyshohet se i ka shitur armën Naim Musrelit dhe Garnit Plavës, me të cilën është vrarë Liridona. Bëhet fjalë për Tomë Dodaj. Të katërt janë shpërndarë në burgje të ndryshme. Ndaj Plavës së fundmi ka pasur një tentativë sulmi nga të burgosurit.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4452
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve
25 Dhjetor, 16:02
-
Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës
25 Dhjetor, 13:52
-
Osmani: Lista Serbe është angazhuar në akte terroriste dhe akte agresioni
24 Dhjetor, 19:57
-
Kosovë, Lista Serbe paralajmëron se do të ankimojë vendimin e KQZ-së
24 Dhjetor, 18:01
-
Kurti: Sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit e urdhëroi Radoiçiçi, Serbia e financoi! Para dhe pas vitit të ri mund të ketë sulme terroriste në Kosovë
24 Dhjetor, 17:45
-
Gucati përfundon dënimin në Hagë: Qëndrova ballëlartë dhe krenar
24 Dhjetor, 16:51
-
Kosova dhe Shqipëria me ekipe të përbashkëta hetimore, Dumani dhe Isufaj firmosin marrëveshjen
24 Dhjetor, 12:52
-
Lista serbe jashtë zgjedhjeve, ndërkombëtarët: Veprim politik! Vuçiç: Kurti po eleminon të vetmin kundërshtar
24 Dhjetor, 12:16
-
Ambasadori britanik në Kosovë reagon pasi nuk u certifikua Lista Srpska: Procesi të zhvillohet mbi bazën ligjore, jo të interesave politike
24 Dhjetor, 10:34
-
Perëndimi shpreh shqetësim për moscertifikimin e Listës Serbe
23 Dhjetor, 21:32
-
Kosovë/ 100 eurot për fëmijë dhe pensionistë, fushatë zgjedhore apo ndihmesë?
23 Dhjetor, 18:47
-
Kosovë/ Kurti lë jashtë zgjedhjeve Listën Serbe, anëtarët e Vetëvendosjes votojnë kundër, KQZ nuk certifikon pjesëmarrjen
23 Dhjetor, 15:47