Vrasja e Liridona Murselit, drejtori i burgjeve në Kosovë: 4 të dyshuarit janë vendosur në institucione të ndryshme

Vrasja e Liridona Murselit, drejtori i burgjeve në Kosovë: 4 të dyshuarit janë vendosur në institucione të ndryshme

Liridona Murseli dhe Naim Murseli

Drejtori i burgjeve të Kosovës, Ismail Dibrani, deklaroi së fundmi se të dyshuarit për vrasjen e Liridona Ademajt po qëndrojnë në katër institucione të ndryshme .

Ai ka mohuar pretendimet se këta të dyshuar kanë pasur mundësi komunikimi sa kanë qëndruar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Podujevë.

“Në asnjë rrethanë, në asnjë moment, personat që janë të njëjtës vepër nuk vendosën në të njëjtën dhomë. Mund të vendosin në të njëjtin burg por natyrisht edhe rutinat edhe shëtitjes duhet të organizohen në mënyrë që ata mos të kenë kontakt njëri me tjetrin. Njëjtë për shkak të situatës së rëndë dhe debatit që është zhvilluar pothuajse në të gjitha mediat në Kosovë, ne fillimisht i kemi vendosur sepse vepra e tyre ka qenë e rëndë dhe është dashur që ata të vendosën në Burgun e Sigurisë së Lartë”, tha Dibrani.

Ai ka bërë me dije se shpërndarja e katër të dyshuarve nëpër burgje të ndryshme është bërë në konsultim me prokurorinë.

“Si rezultat i kësaj ata vlerësohen me rrezikshmëri shumë të lartë deri në takimin e komisionit për kategorizim, komision i cili vendos për të ardhmen se si ata do të trajtohen. Por duke marrë parasysh debatin që është zhvilluar në opinion dhe rasti tashmë kishte marrë përmasat edhe jashtë Kosovës, ne është dashur në konsultim me Prokurorin e Shtetit që t’i shpërndajmë në institucione të ndryshme”, tha Dibrani.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatosi-kosove: 23/12/2023 20:24

    Dikur moti fjale e nje drejtori te policise sidomos kishte peshe, kur fliste kishte nje vlere para qytetareve dhe ne te shumten ata as qe njiheshin, tash kur edhe drejtori eshte politizuar duhet te dali para mediave dhe te thot ate qe i thone shefat, ne ket rast osmanka dhe kurrci, ne çdo vend te botes e veqmas ne europe asnje drejtor policie nuk del ne média me kso fjalime sidomos kur eshte nje rast kaq i ndieshem, ne fund te fundit cili eshte qellimi i daljes se tij para mediave dhe tna thot se si jan shperndare kriminelet ne burg dhe kur e si dalin per shetitje, kjo e deshmon se ky njeriu as qe e d'in se çfar detyre ka dhe sa pergjegjsi duhet te kete para qytetareve, siq shifet pra ky eshte i interesuar ta arsyeton rrogen qe merr dhe ti plotson deshirat dy shefave, ndryshe turp per kosoven te ket njerez te tille ne pushtet qe jau lyen trurin me lloj lloj versioni kinse jan shpetimtaret e kosoves qe ne fakt Jane duke e rikthyer kosoven nen kthetrat e serbise dhe krejt kete duke thane se kemi votat e qytetareve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot