Vrasja e Liridona Murselit në Kosovë, autori i maskuar doli para makinës dhe e qëlloi nga afër! Nana u thotë faleminderi atyre që kërkojnë 'drejtësi' për Donën e saj

Detaje të reja po dalin rreth ngjarjes tragjike e cila ndodhi në orët e mbrëmjes së 29 nëntorit 2023 datë kjo në të cilën u vra Liridona Ademaj.

Deri më tani tre persona janë të dyshuar për vrasjen e cila pretendohet në dosjet e hetuesisë dhe prokurorisë se ishte inskenuar, ndërsa urdhërdhënësi për të kryer vrasjen dyshohet të jetë Naim Murseli, burri i Liridona Ademaj.

Në dosjen e prokurorisë që ka siguruar kallxo.com përmendet fakti se rreth orës 20:25 të 29 nentorit. në rrugën “Dalip Alshiqi” në fshatin Bërnicë, me maskë në kokë e i armatosur kishte dalur para makinës,bëhet fjalë për të dyshuarin Granit Plava, ku mendohet se nga një afërsi ai ka qëlluar me plumb në qafë Liridonën. 

Pë shkak të plagës së marrë Liridona ka humbur jetën, ndërsa prokuroria përshkruan edhe detaje të tjera të cilat tregojnë inskenimin e një grabitje e cila sipas prokurorisë besohet të jetë një vrasje me pagesë.

Prokuroria në dokumentin e saj me të cilin ka kërkuar edhe masën e sigurisë-paraburgimin e tre të dyshuarve, Naim Murseli, Granit Plava e Kushtrim Kokalla, ka treguar rolin e secilit prej tashmë të pandehurve në rast.

Fillimisht, Naim Murseli pretendohet sipas dosjes që ishte marrë vesh me Granit Plavën që kur të dalë me maskë ta qëlloj me armë Liridona Ademajn, Naimi me dy fëmijët të largohej nga vetura fillimisht.

Naim Murseli bashkë me bashkëshorten Liridona Ademaj dhe dy fëmijët e tyre ishin në një makinë të tipit “BMW” me targa të Suedisë. Liridona Ademaj kishte mbetur e vdekur në vendin e ngjarjes nga plaga që kishte marrë prej armës që dyshohet se kishte qëlluar Granit Plava.

Granit Plavës sipas dosjes, Naim Murseli i kishte premtuar paraprakisht një shumë të hollash prej 30 mijë euro për të kryer vrasjen e Liridona Ademajt.

Sipas dosjes, Naim Murseli i kishte treguar për problemet bashkëshortore familjarit të tij Kushtrim Kokalla, ky i fundit pjesëtar i Forcave të Sigurisë së Kosovës, ndërsa i njëjti pretendohet se i kishte thënë se “unë ta zgjidhi këtë punë”.

Gjatë bisedës, dosja përmban edhe detaje të tjera të cilat ngrenë dyshimet se ishte pikërisht i dyshuari Kushtrim Kokalla i cili së bashku me Naim Murselin ishin marrë vesh për një aksident të inskenuar.

Tutje dosja tregon edhe se një javë para ngjarjes kritike, të pandehurit Naim Murseli, Kushntrim Kokalla dhe i pandehuri Granit Plava janë takuar në një pompë të derivateve dhe se gjatë këtij takimi pretendohet se Plava i ka thënë Murselit se merret me gjithçka.

Murseli sipas dosjes thuhet se i kishte kërkuar Kushtrim Kokallës edhe numrin e telefonit të Granit Plavës ndërsa në ditën kritike disa orë para kryerjes së veprës penale ishin takuar në lokacion tjetër Kokalla dhe Murseli dhe se ky i fundit pretendohet se i tha kushëririt të tij që ‘kjo punë duhet të kryhet sot’ duke aluduar në vrasjen e Liridona Ademajt.

Disa orë më vonë pra rreth orës 20:35 kishte ndodhur edhe vepra penale e cila fillimisht ishte regjistruar si grabitje me pasojë vdekje.

Vetëm dy ditë pas ngjarjes, Policia e Kosovës njoftoi se kishte arrestuar dy persona të dyshuar për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Bërnicë. Naim Murseli dhe Granit Plava fillimisht ishin të arrestuarit e policisë e që dyshoheshin se ndërlidheshin me vrasjen që ndodhi ndaj Liridona Ademajt.

Vetëm pak orë më vonë u njoftua edhe arrestimi i tretë, Kushtrim Kokalla, një pjesëtar i FSK-së. Naim Murseli dhe Kushtrim Kokalla janë familjarë mes veti ndërsa, Granit Plava pretendohet se është shok i pjesëtarit të FSK-së.

Mbi Naim Murselin rëndon vepra penale e vrasjes së rëndë në bashkëkryerje, kurse për Plavën rëndon vepra penale vrasje e rëndë dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa për Kushtrim Kokallën marrëveshje për ta kryer veprën penale të vrasjes së rëndë.

Në postimin e tij në Facebook, vëllai i së ndjerës 30-vjeçare, Leonard Ademaj, ka paralajmëruar se tashmë do të nisë fushata e familjes për të kërkuar llogari për vrasjen e motrës së tij. Ai shprehet gjithashtu se familja e tij shpreh mirënjohjen për të gjitha organizimet për të nderuar Liridonën dhe për të kërkuar drejtësi për të gjitha gratë dhe vajzat e vrara.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:51
Behgjet Pacolli reagon ashpër për vrasjen e Liridonës: Disa individë skizofrenë po e përdorin tragjedinë

1701863504_pac.jpg

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, në një postim në Facebook ka shkruar se po sheh “disa insinuata të individëve me sjellje skizofrenike që përdorin tragjedi si kjo e Liridonës për të tërhequr vëmendjen e publikut dhe për të pervetësuar ndonjë pëlqim (like) në platformat mediatike”.

Pacolli përmes një postimi në “Facebook” i ka quajtur analistët politik ‘skizofren’ , duke thënë se po tentojnë ta dëmtojnë imazhin e tij.

Ai shkroi se është e rëndësishme që të ekspozohen dhe kundërshtohen deklaratat e paqëndrueshme, pa fakte dhe të pasakta të disa “debutuesve” apo “analistëve” që sipas tij njollosin imazhin dhe reputacionin e tjerëve.

“Nga largësia, vërej disa insinuata të individëve me sjellje skizofrenike që shfrytëzojnë tragjeditë si ajo e Liridonës për të tërhequr vëmendjen në platformat mediatike dhe krijuar ndonjë “imazh”. Është kritike të dallohen dhe kundërshtohen deklaratat paqëndrueshme dhe pa fakte të disa “debatuesve” apo “analistëve” që njollosin imazhin dhe reputacionin e të tjerëve vetëm për të përfituar vëmendjën publike. Kjo ndihmon në ngritjen e nivelit të bisedës dhe transparencës së informacionit për publikun, duke theksuar seriozitetin e mediave. Për të sqaruar publikun, po ndjek një rrugë të gjatë dhe të planifikuar prej 6 muajsh, që më ka penguar të marr pjesë në varrim (gjë për të cilën janë kujdesur vëllezërit, familja dhe bashkëpunëtorët e mi)", shkroi Pacolli.

Ora 11:58
'Nana thotë faleminderit prej tyre që po e bëjnë këtë për Donën time', fjalët prekëse të vëllait të Liridona Ademajt: Kriminelët të kalben në burg

1701615372_finalprojekt.00400114.Still100.jpg

Vëllai i Liridona Ademaj, ka reaguar sërish për vrasjen e 30-vjeçares me porosi të bashkëshortit të saj, Naim Murseli, i cili tashmë është i arrestuar. 

Në postimin e tij në Facebook, Leonard Ademaj ka paralajmëruar se tashmë do të nisë fushata e familjes për të kërkuar llogari për vrasjen e motrës së tij. Ai shprehet gjithashtu se familja e tij shpreh mirënjohjen për të gjitha organizimet për të nderuar Liridonën dhe për të kërkuar drejtësi për të gjitha gratë dhe vajzat që kanë qenë viktima të së njëjtës ngjarje.

Vrasja e Liridonës ka tronditur opinionin publik në Kosovë edhe në Shqipëri, duke bërë që të organizohen disa marshime në nder të 30-vjeçares, jeta e së cilës u ndërpre në mënyrë mizore e në lule të rinisë. 

POSTIMI I PLOTË:

Nuk kemi fjalë të shprehim mirënjohjen tonë për të gjitha organizimet për të nderuar Liridonen dhe për të kërkuar drejtësi për të gjitha gratë dhe vajzat e vrara. Ditët po na bëhen edhe më të vështira dhe mezi po kalojnë e dhimbja po rritet por organizimet në shumë qytete në Kosovë dhe në Shqipëri po na japin forcë që të mos dorëzohemi.

Sonte bashkë me nanen po i përcjellim lajmet dhe marshin në Prishtinë dhe ndonëse shumë e pikëlluar, nana vazhdimisht po thotë faleminderit prej tyre që po e bëjnë këtë për Donen time.

Kampanja jonë për drejtësi fillon tash, bashkë me juve aktiviste, organizata joqeveritare dhe me mbështetjen e mediave. Ne duam drejtësi të shpejtë dhe profesionale, pa vonesa dhe pa gabime. Kriminelët duhet të kalben në burg. Asnjë grua tjetër nuk duhet të vritet. Ne besojmë në institucionet e shtetit dhe presim që të ndajnë drejtësi.

S.S/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 06/12/2023 13:16

    Ti o skicofren e din shumë mirë åse u bra Liridona, sikur që ti e din shumë se åse u therrë për vdekje Dinosaurie Asanaj më 11 thika në trup…???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë