Naim Murseli pranon se porositi vrasjen e bashkëshortes, Liridonës! '20 milionë € nga sigurimi në Suedi' dyshohet të jetë motivi i krimit

Prishtinë- Vrasja e Liridona Ademi Murseli ka tronditur jo vetëm Kosovën por ketej dhe andej kufirit ka shkaktuar zemërim ndaj bashkëshortit të saj Naim Murselit, njeri nga tre të arrestuarit për krimin.

Policia e Kosovës ka arrestuar deri në këto momente bashkëshortin, Naim Murseli i cili akuzohet se ka porositur vrasjen për 30 mijë euro, dorasin Granit Plavën si dhe Kushtrim Kallakun, nipin e Naimit pasi akuzohet se ka bashkëpunuar në këtë krim. 

Media “Indeksonline” po raporton se një prej motiveve që dyshohet ta ketë shtyrë Naim Murselin në organizimin e gjithë skemës për vrasjen e gruas së tij Liridonës, është një sigurim që i kishte paguar kësaj të fundit në Suedi. Sigurimi jetësor që Murseli i kishte paguar Liridonës në një kompani të fuqishme suedeze, mundësonte që në rast të ndonjë fatkeqësie apo tragjedie jetësore të mbulonte shpenzime deri në 20 milionë eurove. Naim Murseli dyshohet se ka qenë në dijeni për këtë shumë shpaguese nga sigurimi.

Ngjarja e rëndë u shënua më 29 nëntor 2023 në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë të Kosovës. Atë natë Murseli kishte rrëfyer në polici se kishin rënë pre e një grabitjeje teksa kishte qenë në makinë me Liridonën dhe fëmijët, por hetimet dhe provat çuan në një pistë tjetër. Dhe më 1 dhjetor, pak orë pas ceremonisë mortore të Liridona Murselit, u njoftua arrestimi i Naimit. Në mediat kosovare, shkruhet se ish-këshilltari i Behgjet Pacollit ka pranuar para hetuesve se e ka porositur vrasjen e gruas te i dyshuari Granit Plava. Edhe ky i fundit ka pranuar se për të kryer vrasjen Murseli i ka premtuar 30 mijë euro në këmbim të vrasjes së gruas së tij.

I dyshuari Murseli ia kishte dhënë të dyshuarit Plava, 15 mijë euro para vrasjes, e 15 mijë të tjera do t’ia jepte pas kryerjes së veprës. Vrasja ka shokuar tre familjet, Murselin, Kallakun por dhe Ademin marrëdhëniet e të cilave nuk do të jenë më kurrë si më parë.

Familjarët e Liridonës kanë kërkuar zhvarrimin e trupit të saj nga Cermjani dhe varrosjen e saj në fshatin Rracaj, aty ku edhe jetojnë familja e ngushtë. Ata thotë se i kanë dhënë dy ditë kohë për ta kryer këtë procedurë.

Policia ka sekuestruar një pistoletë me të cilën dyshohet se u krye krimi si dhe 19 fishekë dhe një makinë që dyshohet se u përdor nga autorët.  

Postim i vëllait Liridona Ademaj

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 00:07
Familja Ademaj kërkon që trupi i Liridonës të rivarroset në vendlindje

Familja e Liridona Ademajt, e cila dyshohet se u vra me porosi nga bashkëshorti i saj Naim Murseli, ka një thirrje publike për institucionet e Kosovës që trupi i familjares së tyre të prehet në vendlindjen e saj.

“Ne duam drejtësi të shpejtë dhe profesionale, pa vonesa dhe pa gabime. Kriminelët duhet të kalben në burg. Asnjë grua tjetër nuk duhet të vritet”, ka shkruar Leonard Ademaj, vëllai i Liridonës, në një postim në Facebook.

Trupi i Liridona Ademajt u varros të premten në fshatin Cermjan të Gjakovës, nga vjen bashkëshorti i saj, Naim Murseli. Por pas arrestimit të Murselit si i përfshirë në vrasjen e saj, familjarët po kërkojnë ta zhvarrosin trupin.

“Shpresoj që institucionet do të na lejojnë që Liridonën ta kthejmë nesër aty ku e ka vendin, në shtëpinë e saj”, ka shkruar Leonard Ademaj  /rtk/

 

Ora 20:14
'S’e kam menduar se do përfundonte në një akt aq tmerrues', Pacolli tregon si u njoh me Naim Murselin dhe për emërimin e tij si këshilltar

1701545072_5555555.JPG

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka bërë një tjetër reagim mbi vrasjen e Liridona Murselit në Prishtinë, por është ndalur më gjatë te njohja e tij me Naim Murselin bashkëshortin e Liridonës, që dyshohet të ketë urdhëruar vrasjen. Naim Murseli ka qenë këshilltar i Pacollit gjatë kohës kur ky i fundit ishte ministër i Punëve të Jashtme. Pacolli ka përmendur miqësinë e ngushtë të tij me Liridonën dhe Naimin, duke thënë se nuk ka qenë në dijeni për ndonjë precedent konflikti për ta.

"Edhe një herë, shpreh ngushëllimet e mia për familjen dhe miqtë e Liridonës me këtë ngjarje të trishtueshme. Naim Murselin e njoh prej vitesh, duke filluar nga momenti kur ai m'u ofrua si adoleshent, pas një sëmundje qe kishte perjetuar. Ai ka qenë pjesë e entourazhit tim që nga atëherë. Ndër vite, ka shfaqur interes për iniciativat e mia në median sociale dhe kam pasur mundësinë të ndihmoj në disa iniciativa biznesi që ai kishte nisur që nga viti 2019.

Gjatë mandatit tim si MiPJ, kam pritur figura politike (deputetë e kryetarë komunash nga Suedija), ku ai ka qenë pjesë e përcjelljes së tyre. Kështu lindi ideja, me kërkesën e tij, për ta nominuar si bashkëpuntor (këshilltar) të jashtëm (pro bono) gjatë mandatit tim në qeveri. Përveç kësaj, kam ruajtur një marrëdhënie të mirë me familjen e tij. Madje, une dhe shoqja ime ishim kumbarë të djalit të tyre. Liridona kishte miqësi me familjen time. Tragjedia e fundit më ka prekur thellë, dhe bashkëndjejmë në dhimbjen e familjes së Liridonës dhe fëmijëve.

Nuk kam pasuar dijeni për ndonjë precedent konflikti për Naimin. Jam i prirur të besoj vetëm në anën pozitive të njerëzve dhe nuk do të mendoja kurrë se ai do të përfundonte në një akt kaq tmerrues. Kam mbajtur heshtje këto ditë si shenjë respekti për vuajtjet e familjes së Liridonës. Gjithashtu, dua të përsëris se çdo individ është përgjegjës për veprimet e veta, dhe drejtësia duhet t'u tregojë secilit vendin e merituar", shkruan Pacolli.

Ora 20:05
'Mamin e harruam në makinë', vëllai i Liridonës tregon për takimin me fëmijët e motrës pas vrasjes

1701544213_40640143036731989895822268288823639855783566ne1701543433765.jpg

Vëllai i 30-vjeçares, Liridona Ademaj Murseli, ka folur pas ngjarjes tragjike që ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë, ku motra e tij mbeti e vrarë në një grabitje të inskenuar. E gjithë këtë dyshohet ta ketë planifikuar mirë bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli, i cili u raportua se ka paguar 30 mijë euro për vrasjen e të shoqes.

Në një prononcim për RTK, Leonard Ademaj, ka treguar edhe bisedën që ka pasur me fëmijët e viktimës pasi i ka takuar pas ngjarjes tronditëse.

Mamin e harruam në veturë”, i kishin thënë fëmijët dajës së tyre.

Atë ditë ka ndodhur krejt ngjarja, krejt rasti. Djali e kishte pas shtrëngu dorën shumë. Kur kam shkuar në Polici mu ka afru, më ka përqafuar edhe tha dajë tha hajduti m’i ka lyp paret, po unë s’ia kom jep. E ka çelë dorën, i kish pasë paret aty. Qe tha dajë paret, se s’ia kom jep hajnit”, tha Leonard Ademaj.

Një ditë pas vrasjes, Leonardi thotë se Naim Murseli nuk e hapte telefonin.

Dyshimet e tjera, sipas vëllait të së ndjerës, lindën kur Naim Murseli hezitonte ta shikonte trupin e gruas së tij.

"Edhe Naimin e kem marrë edhe shkuam me pa. Po tha  mundësinë me pa Liriodnën veç nëse keni probleme shëndetësore mos e këqyrni. Thash jo more unë jam rritë me të, dua me pa. Ai nuk dëshironte  me hi me pa. Aty filluan edhe dyshimet tjera. I tha djali i mixhës ec Naim se s’bon kështu ke jetu 13 vjet me të", theksoi ai.

Leonardi thotë se në ditën e varrimit e ka thirrur në të njëjtin numër, të cilin një ditë më herët Naimi i kishte thënë se ia ka vjedhur grabitësi.

Dyshimi tjetër ishte te gjërat me vlerë që kishte Liridona, për të cilat atë natë ai kishte thënë se iu vodhën.

"Kur shkova në mjekësin Ligjore ne i thanë Naimit, arin edhe gjerat me vlerë çka ka pas Liridona i ke brenda. Nëse hajnat e kanë vjedh, Liridona ka pasur ari shumë, ia kishin marrë arin. Por, jo arin  tha e ke këtu”, vazhdoi rrëfimin për RTK-në, Leondardi.

Ai thotë se vrasja e motrës së tij ka ndodhur brenda veturës.

Por, cilat mund të jenë motivet e këtij akti mizor?

"Çka mundem me ditë, e çka na shkon mendja është se Liridona ka pasur sigurime në Suedi. Sigurimi në Suedi paguan shuma marramendëse nëse i ndodhë një fatkeqësi njërit ose tjetrit prind. Ose mund me kon që ka mundur me mbet pa pare, me pas borxhe edhe me privuar nga jeta motrën tonë me ja marrë paret e sigurimit", shpreh dyshimin e tij, Leonardi.

Familjarët e Liridonës kanë kërkuar zhvarrimin e trupit të saj nga Cermjani dhe varrosjen e saj në fshatin Rracaj, aty ku edhe jetojnë familja e ngushtë.

Ora 18:53
Vrasja u porosit nga bashkëshorti, dedikimi i Liridonës në Instagram: Burri im është gjithçka

1701539917_ggggggggggggggggggg.JPG

Liridona Ademi Murseli, e cila u vra me porosi të bashkëshortit të saj, Naim Murseli në profilin e saj në Instagram, nuk tregon që mes tyre të ketë pasur probleme, madje përkundrazi ka bërë dedikim për të. ‘Burri im është gjithçka e imja’, e ka të shkruar ajo në Instagram duke e shoqëruar me dy zemra dhe me shkronjën N, për bashkëshortin e saj Naimin. 

1701539956_ssssssssssssssssssss.JPG

 

Ora 16:55
'Milionat nga sigurimi në Suedi', a është ky një prej motiveve që Naim Murseli organizoi vrasjen e gruas?

1701532946_Screenshot21600x360.png

Një nga pistat e para që po qarkullon për vrasjen e Liridona Murseli Ademajt, të prorositur nga bashkëshorti Naim Murseli është një sigurim që i kishte paguar viktimës në Suedi. Media “Indeksonline” raporton se sigurimi jetësor që Naim Murseli i kishte paguar Liridonës në një kompani të fuqishme suedeze, mundësonte që në rast të ndonjë fatkeqësie apo tragjedie jetësore të mbulonte shpenzime deri në 20 milionë eurove. Naim Murseli dyshohet se ka qenë në dijeni për këtë shumë shpaguese nga sigurimi dhe kjo dyshohet se është një nga motivet që mund ta ketë çuar atë në gjithë organizimin e vrasjes makabër të gruas së tij Liridonës.

Ora 14:24
Policia e Kosovës kontrollon banesën e Naim Murselit

1701523597_olololol.PNG

Policia e Kosovës ka ‘zbarkuar’ ditën e sotme në banesën e Naim Murselit dhe ka zhvilluar kontrolle.

Mediat kosovare kanë ndarë disa pamje nga aksioni i policisë në banesën e biznesmenit i cili dyshohet se ka urdhëruar vrasjen e Liridona Murselit, 30 vjeçe, më 29 nëntor.

Ora 13:34
Zbardhja e vrasjes së Liridona Murselit, reagon Vjosa Osmani: Humbja e jetëve të grave nga duart e burrave, njollë në ndërgjegjen tonë kolektive

1698674046_vjods.jpg

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas zbardhjes së vrasjes së Liridona Murselit, duke e cilësuar si një “krim monstruoz” që duhet të marrë dënimin e merituar.

Më tej, Osmani ka deklaruar se është nevojë urgjente që të forcohet zbatimi i ligjit dhe autorët e krimeve të tilla të llahtarshme të përballen me dënimet më të ashpra të parashikuara në ligj.

“Femicidi është dëshmi rrënqethëse që shpërfaq pabarazinë e rrënjosur thellë dhe dhunën me të cilën përballen gratë. Është një rrëfim tragjik i jetëve të shkurtuara brutalisht vetëm për shkak të gjinisë. Humbja e jetëve të grave nga duart e burrave është një njollë në ndërgjegjen tonë kolektive”, ka shkruar Osmani.

Ora 12:44
“E kujtojnë me mall burri dhe djemtë” , kurora me lule që e la Murseli te varri i Liridonës

1701517628_pipipi.PNG

Kurora me lule që Naim Murseli la në varrin e bashkëshortes së tij

Liridona Murseli, 30-vjeçarja e cila u vra mbrëmjen e 29 nëntorit, u varros ditën e djeshme në varrezat e fshatit Cërmjan.

Bashkëshorti i saj Naim Murseli, u shfaq në ceremoninë mortore, duke lënë edhe një kurorë me lule ku shkruhej “të kujtojnë me mallë burri Naimi, si dhe djemtë”.

Pak orë pas varrimit të 30-vjeçares, ai u arrestua si i dyshuar.

Po ashtu, disa orë pas arrestimit të tij, mediat në Kosovë raportuan se Naim Murseli kishte pranuar se ishte porositës i vrasjes së të shoqes.

Ora 12:30
Naim Murseli i vërsulet medias... Momenti që nuk keni parë nga ceremonia mortore e Liridonës

 

Mediat kosovare publikuan një video të një momenti në ceremoninë mortore të Liridonës, ku bashkëshorti I saj Naim Murseli u vërsulet mediave të cilat filmojnë.

Murseli i cili është bashkëshorti i të ndjerës dyshohet se ka porositur vrasjen e saj, duke e paguar 30 mijë euro një person që ta kryejë krimin për të cilën kanë ndihmuar Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla. 

Shikoni videon 

 

Ora 12:26
Vrasja e Liridonës, nesër dalin në gjykatë, Naim Murseli, dhe dy të arrestuarit e tjerë

1701467591_6400naimmurseligjateceremonisemortoretebashkeshortes1701456958.jpg

Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla do të dalin nesër para gjykatës, lidhur me rastin e vrasjes së 30-vjeçares, Liridona Murseli. Murseli i cili është bashkëshorti i të ndjerës dyshohet se ka porositur vrasjen e saj, duke e paguar 30 mijë euro një person që ta kryejë krimin.

Kushtrim Kokalla, që është nipi i Naim Murselit ka qenë dhe pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ora 11:18
'Drejtësi për Liridonën', nesër në Tiranë marshim kundër feminicidit

1701512418_hyhyuhuuuuukiui.PNG

Tiranë - Vrasja e Liridona Murselit ka tronditur mbarë opinionin publik në Kosovë dhe Shqipëri, duke bërë që të organizohen marshime, në shenjë solidariteti për rastin, por dhe për të dënuar dhunën dhe vrasjen në familje e shoqëri.

Sipas njoftimit, marshimi do të nisë të dielën në orën 11:30 nga Ministria e Brendshme drejt Ambasadës së Kosovës në Tiranë.

Ora 10:09
Vrasja në Kosovë/ Flet vëllai i Liridonës: Do ta zhvarrosim trupin e motrës! I kemi dhënë dy ditë kohë familjes Murseli

1701467560_naimmurseli.jpg

Foto: Ceremonia mortore e Liridona Murselit

Vëllau i Liridonës, Liridon Ademaj ka thënë se do të zhvarrosin trupin e familjares së tyre, e cila dje u varros në varrezat e familjes Murseli.

“S’ka pas problem, asnjëherë. Motra jonë ishte e ndershme. Po është e vërtetë do zhvarrosim trupin e saj nga atje me dashje ose pa dashje”, ka deklaruar Ademaj për Insajderin.

Ai tha se i kanë dhënë dy ditë ditë besë familjes Murseli.

“I kemi dhënë dy ditë kohë, edhe shumë e kanë”, ka deklaruar ai.

 Policia ka bërë me dije se është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 19 fishekë dhe një veturë që janë përdorur në krimin e rëndë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti është kualifikuar si “Vrasje e rëndë”.

Ora 10:04
Vrasja e Liridona Murselit, reagon kreu i OSBE-së në Prishtinë: Tjetër rast brutal i femicidit, thirrje zgjimi për të gjithë ne

1701508060_michaellll.PNG

Michael Daveport

Kreu i misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, e ka cilësuar si një "rast brutal të femicidit”, vrasjen e Liridona Muslimut, në Prishtinë, mbrëmjen e 29 nëntorit.

Përmes një shkrimi në rrjetet sociale, Davenport është shprehur se shoqëria duhet të solidarizohet me rastin dhe të sensibilizohet gjatë 16 ditëve të Aktivizimit kundër dhunës në familje.

“I tmerruar nga një rast tjetër brutal i femicidit në afërsi të Prishtinës – teksa shënojmë 16 Ditët e Aktivizimit kundër dhunës në familje. Thirrje zgjimi për të gjithë ne – #VeproTani #StopFemicidit”, është shprehur Davenport.

Ora 09:42
'Pse e vrave gruan? A s’të erdhi gjynah për fëmijët' Naim Murseli 'kryqëzohet' në facebook! Çifti kishte aplikuar për divorc

Vrasa e Liridona Murselit ka tronditur mbarë opinionin.

Në facebook e Naim Murselit komentuesit kanë shpërthyer komentet kundër tij me mallkime dhe deklarata për hakmarrje për krimin për të cilin akuzohet.

Murseli në Kosovë njihet për angazhimin e tij si pjesë e stafit të ngushtë të kreut të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.

Madje në profilin e tij në facebook ka foto në avion me Behgjet Pacollin

Ndërkohë në të gjitha postimet e tij, komenteve positive I kanë lënë radhën komenteve negative por dhe pyetjeve si

Pse e vrave gruan?

Gruja shkretë qe ti ka lind dy engjuj nuk e ka kuptu qe ti do i'a shuash jetën, qe ti pastaj ti kesh duart e lira te bashkohesh me dashurin e re. Ani, nuk ke pas dashni me të dhe ke ra ne dashni me tjeter kend, pse ore i'a pregadite kete kurth?? Ato fëmije do te rriten kurse ti ne sy te tyne do jesh vrasës i nënes se tyre! BURG TË PËRJETSHEM !

A s’të erdhi gjynah për fëmijët

 Me një shikim të shkurtër në profilin e tij në “facebook”, shihen fotografitë e shumta që Murseli ka publikuar nga jetesa luksoze që ka bërë, në Suedi, por edhe në udhëtime të ndryshme. Ai gjithashtu figuron si themelues i një kompani mediale dhe se është marrë edhe me marketing në Suedi.

Sipas Gazeta Express, Naimi dhe Liridona kishin bërë një kërkesë të përbashkët për divorc përpara autoriteteve suedeze në janar të vitit 2019. Megjithatë divorci s’kishte ndodhur, pasi brenda periudhës gjashtë muaj deri në një vit, të asaj që cilësohet periudhë e konsiderimit apo shqyrtimit, asnjëri prej tyre nuk kishte shkuar për të konfirmuar divorcin. Gjykata e Qarkut të qytetit Uddevalla më 24 shkurt të vitit 2020 kishte marrë vendim për të pushuar çështjen nga procedimi i mëtejshëm.

Ora 09:34
Vrasja e Liridona Murselit, policia sekuestron pistoletën me 19 fishekë dhe një makinë

1701506771_Screenshot3.jpg

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me arrestimin Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, si të dyshuar lidhur me vrasjen e Liridona Ademajt, mbrëmjen e 29 nëntorit 2023.

Policia ka bërë me dije se është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 19 fishekë dhe një veturë që janë përdorur në krimin e rëndë.

Rasti është kualifikuar si “Vrasje e rëndë”.

“VRASJE E RËNDË -Rr. Dalip Alshiqi, Prishtinë 29.11.2023 – 20:18. Lidhur me rastin, janë identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 19 fishekë dhe një veturë që janë përdorur rast. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e prokurorisë.

Prokuroria e Shtetit do të kërkojnë 30 ditë paraburgim për të arrestuarit. 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lexues: 03/12/2023 10:18

    Kjo shifra 20 milione euro per siguracion jete nuk me duket e sakte, sepse i bie qe vetem primi mujor i sigurimit te kete qene me mijera euro. Ndoshta behet fjale per 20 milione SEK qe eshte prape shume e konsiderueshme, por 11 here me e vogel.

    Përgjigju
  • Or tej: 03/12/2023 07:50

    20 milion euro nuk jane pak or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Polic #: 02/12/2023 14:58

    Ju lumtë Policia e Kosovës!! Nuk lini vrasje dhe grabitje pa zbardhur së bashku me autorët në pranga e armën e krimit!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!