Vrasësi i Majollarit u fiksua nga kamerat, fshihet në Dajt, policia 'mbërthen' 3 zona

Policia e Tiranës ka rënë në gjurmë të Kastriot Gjuzit, 40-vjeçarit që vrau Mario Majollarin. Burime të Report Tv nga Policia sqarojnë se uniformat blu kanë kryer kontrolle në disa banesa në Dajt, përfshirë edhe fshatrat e Qafë Mollës dhe Qafë Priskës.

Dyshohet se Kastriot Gjuzi menjëherë sapo vrau Marjo Majollarin është fshehur në këto zona dhe burimet policore sqarojnë se pritet që brenda pak ditësh 40-vjeçari të arrestohet.

Kastriot Gjuzi, i cili më parë ka pasur edhe emrin Petrit Gjuzi, sapo ekzekutoi Majollarin u largua në këmbë dhe më pas duke përdorur një makinë dyshohet se ka shkuar në zonën e Dajtit për t’u fshehur, kjo për faktin se këtë zonë e njihte mjaft mirë.

Gjithashtu një tjetër provë që e lidhe Kastriot Gjuzi me vrasjen e Marjo Majollari janë pamjet e një kamera sigurie, ku Gjuzi dallohet se lëviz në zonën ku banonte 28-vjeçari. Siç duket, Kastriot Gjuzi e kishte studiuar zonën dhe mënyrën si do largohej pas të kryente krimin.

Pista kryesore ku po heton policia është hakmarrja, pasi babai i Marjo Majollarit është dënuar përjetë për dy vrasje në vitin 2000. Avni Majollari është arrestuar në maj të vitit 2014, pasi ishte në kërkim.

Në atë kohë Avni Majollari vrau Ilir Gjuzin, vëllanë e Kastriot Gjuzit dhe Armand Nelajn, në zonën e Dajtit. Shkak dyshohet një konflikt i çastit. Pavarësisht se në atë kohë Marjo Majollari ishte vetëm 10 vjeç dhe nuk kishte lidhje me ngjarjen, 28 vjeçari vritet për hakmarrje 18 vite më pas.

Marjo Majollari u qëllua 3 herë vetëm pak metra larg banesës së tij, mbrëmjen e së martës nga Kastriot Gjuzi. Ai ishte djalë i vetëm dhe familjarët e tij janë shprehur se nuk kishte konflikte me njeri.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Berti: 13/04/2018 13:15

    Ekzekutojeni m*tin po e pate, sepse ka marre hak sty ku nuk i takonte. Rrugeve i kishte vrasesit e te vellait por gjeti kete te shkretin qe ishte me kollaj. Keta katundaret e fshatrave te tiranes jane njerezit me te lig ne bote. Ketyre vetem Enveri ju vinte hakut.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur