Vrasja e Mario Majollarit, lirohet i dyshuari për ekzekutimin, nëna: I vetmi faj i djalit ishte mbiemri

Pas një viti nga vrasja e Marjo Majollarit në Tiranë prokuroria nuk ka asnjë të dyshuar dhe të arrestuar. Me kërkesë të akuzës janë pushuar edhe hetimet për Kastriot Gjuzin të dyshuar për këtë krim, si vrasje e kryer për hakmarrje. Gjykata ka miratuar kërkesën për pushimin e hetimeve për shkak të mungesës së provave ndaj Gjuzit i cili tashmë ka fituar lirinë.

Në përfundim të seancës për pushimin e hetimeve nëna e Majollarit ka hedhur akuza ndaj gjykatës e prokurorisë duke deklaruar se do ankimojë këtë vendim.

1559049816_kastriotgjuzidhemariomajollari.jpg

Kastriot Gjuzi dhe Mario Majollari

Shteti i doli për zot djalit tim dhe e ktheu, prisja më shumë. Nuk kam marr avokat por do ta ankimoj çështjen. Ky ishte shteti që ma ktheu, që i doli për zot që ka sigurinë, është ky shtet që ma vrau dhe po mbron kriminelin. Këta janë të gjithë të korruptuar, çfarë drejtësie është kjo.

Jam thirrur vetëm njëherë nga Prokuroria dhe jam thirrur për herë të dytë kur m'u dha dosja, nuk kam mundur ta lexoja të gjithën por i pyeta se çfarë përmblidhte. Më thanë që është sekuestruar arma. Djalin e kam pasur flori, shihte punën e vete, hallin e vet, i vetmi faji ishte që kishte atë mbiemër dhe atë gjak.

Ka qenë punëtor. Ku është drejtësia, ku është shteti që ka bërë Edi Rama?” tha ajo.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Justice: 28/05/2019 18:07

    Kjo ngjarje tregon fytyren e vertete te Shqiperise,drejtesise,te gjitha instotucioneve perkatese,dhe njerezve te ulet qe marrin hak aty ku nuk duhet.Ngushllimet me te sinqerta.Zoti te ndihmofte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?