PUKE - Ish shefi i komisariatit të Policisë Pukë, Ridvan Bushati është rikthyer në detyrë nga Gjykata e Apelit në Shkodër.
Gjykata e Pukës kishte vendosur pezullimin paraprak të tij, për neglizhencë ndaj tragjedisë të ndodhur më 29 qershor të këtij viti në fshatin Mardhnac të Pukës, ku humbën jetën dy vëllezërit Markaj.
Apeli në Shkodër pasi ka shqyrtuar dosjen në fjalë, me vendimin nr 157 të datës 03.09.2012 ka ndryshuar vendimin e Gjykatës së rrethit Pukë të dhënë më 30.7.2012. Çështja u gjykua nga treshja e gjyqtarëve, Fuat Vjerdha kryetar dhe Astrit Kalaja e Luan Dervishi. Gjykata e Pukës në vendimin e saj të datës 30 korrik vendosi masën e pezullimit paraprak nga detyra ndaj Bushatit dhe 3 efektiveve të tjerë Lulzim Latifi, Kol Zaja dhe Qetësor Gurra. Ky vendim i gjykatës së Apelit shkon direkt në drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe me pas është drejtori i përgjithshëm Hysni Burgaj që vendos për rikthimin e Ridvan Bushatit në një detyrë të caktuar.
E gjithë çështja e ka zanafillën tek tragjedia në fshatin Mardhnac të Pukës, ku 3 vëllezërit Përmarkajt vranë dy vëllezërit Markaj në pritë, ndërsa mbetën të plagosur rëndë bashkëshortet e tyre Tone dhe Anxha Markaj si dhe nipi i dy viktimave. Ish shefi i komisariatit u akuzua nga Avokati i Popullit se kishte dijeni për vrasjene dy vëllezërve dhe se nuk mori masa për të parandaluar krimin e dyfishtë në Mardhnac të Pukës.
(Gre.M/en/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Masakra në Pukë, familjarët e viktimave: Si na injoroi Policia