Krim pasioni në Korçë! Në pranga e dashura që donte të fejohej Martin Çeço! E nxori në pritë për ta vrarë 43-vjeçari i martuar me të cilin kishte lidhje

Martina Pajollari, e njohur si ‘Tina’ është arrestuar për vrasjen e pasionit që ndodhi më 12 qershor të këtij viti në fshatin Kolanec të Maliqit, ku mbeti i vdekur Martin Çeço. Dyshohet se është bashkëpuntore në këtë ngjarje, pasi nga deklaratat e saj në polici ka pranuar që ndodhej në vendngjarje në momentin kur është kryer krimi.

Për këtë çështje tre persona janë vënë pas hekurave më parë, Valter Mollaj, Edlir Mollaj dhe Blenti Angjo, të dyshuarit kryesor të kësaj ngjarje. Ende nuk dihet qartë motivi i ngjarjes, por dyshohet se shkak kryesor është bërë Tina Pajollari dhe lidhja e dyfishtë e saj.

Nga informacione paraprake të hetimit dyshohet se Martina Pajollari e ka nxjerrë në pritë 26 vjeçarin, natën kur u ekzekutua disa kilometra pranë fshatit, tek një rezervuar, ku u inskenua dhe vetëvrasja e Martin Çeços. Ishte Tina Pajollari e cila u pyet e para në Polici dhe tregoi se vrasjen e kreu Valter Mollaj  i mbështetur nga Edlir Mollaj dhe i shoqëruar nga bariu i tij Blenti Angjo.

Më vonë para policisë ajo ka pranuar që ka qenë në vendngjarje dhe ka dhënë detaje të tjera mbi krimin monstruoz. Dëshimia e të resë është mbështetur dhe nga bariu i Valter Mollajt. Gjithsesi Martina Pajollari nga fshati Marjan i Korçës, ka ndryshuar disa herë dëshminë kur është marrë në pyetje. 

Pista e hetimit lidhet vetëm me vrasjen për shkaqe xhelozie, pasi paraprakisht dyshohet se vajza ka pasur lidhje dashurie me 43 vjeçarin Valter Mollaj, i martuar.     

Si ndodhi ngjarja

Rreth orës 23:00 të datës 12 Qershor 2022, i riu Martin Çeço doli nga banesa e tij për të mos u kthyer më. Prej rreth një muaji ai po mbante kontakte virtuale me një vajzë, me të cilën planifikonte të fejohej. Për këtë marrëdhënie me Tinën, kishte vënë në dijeni familjen e tij, motrat dhe babain me të cilin ai jetonte i vetëm. Por pa e ditur që lidhja me 18 vjeçaren do bëhej shkak që ai do të ekzekutohej.

Pak minuta para se të vinte mesnata, Martini u njoftua nga Tina për të dalë nga banesa, pasi kishte shkuar për t’a takuar atë. Me rrobat e shtëpisë dhe shapka, doli menjëherë pa e ditur se do të ishin momentet e fundit të jetës. Aty pritej nga Valter Mollaj, me të cilin Tina kishte lidhje jashtë martesore, nga kushëriri i tij Edlir Mollaj si dhe nga çobani i punësuar Blenti Angjo. Martini hyri brenda makinës së Valterit duke u larguar përfundimisht nga banesa. Mjeti i drejtuar në brendësi të fshatit, drejt vendit të njohur si rezervuari i Kolanecit, po transportonte 4 personat.

Tre ditë më pas, u gjet trupi i pajetë pranë rezervuarit. Ishte dhe këqyrja e kufomës në morg, e cila nxori në pah se nuk kishin të bënin me një vetëvrasje por krim i mirëmenduar, pasi në qafën e viktimës kishte shenja që mund të ishin shkaktuar nga mbytja me një litar.   

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LORA: 15/10/2022 10:39

    Keqardhje per kete djale ekstremisht naiv,,,,qe per te zezen e jetes tij te re e hodhi sevdane tek nje rrospi kriminele. Qe ne fillim,kur u be lajmi nga policia,u kuptua fare qarte skema e intriges vrasese.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Festivali në RTSH, Stresi: Dallaverxhi deri në rrënjë, e di çfarë luhet aty

Festivali në RTSH, Stresi: Dallaverxhi deri në rrënjë, e di çfarë luhet aty