Përgëzoi autorin e vrasjes së Martin Canit në TikTok, identifikohet e vihet në hetim adoleshenti shqiptar me banim në SHBA! I mbyllet faqja, i ati kërkon falje publike

Përgëzoi autorin e vrasjes së Martin Canit në TikTok, identifikohet e vihet në hetim adoleshenti shqiptar me banim në SHBA! I mbyllet faqja, i ati kërkon falje publike

Foto nga TikTok

Tirane- Policia indetifikon dhe çon për ndjekje penale 16 vjeçarin i cili në një video me disa adoleshentë të tjerë nxisin dhunën dhe glorifikojnë vrasjen e 14 vjeçarit Martin Cani nga bashkëmoshatari i tij, edhe ai nxënës po i shkollës “Fan Noli’

Videoja me përmbajtje shqetësuese qarkulloi dje në rrjetet sociale. I mituri shfaqet me zë e me figurë duke përgëzuar vrasësin e 14-vjeçarit Martin Cani, teksa fliste në TikTok me një person tjetër, të cilit i drejtohej si të ishte kushëriri i autorit të ngjarjes së rëndë.

I mituri i cili është identifikuar nga policia si një 16-vjeçar shqiptar me banim në SHBA, është proceduar nga Policia e Shtetit, Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike.

“Ky shtetas, nëpërmjet rrjeteve sociale, ka bërë thirrje për nxitje të urrejtjes ose grindjeve, për mbajtje të armëve të ftohta nga fëmijët dhe për përdorimin e tyre në konflikte” thuhet në njoftimin e policisë duke shtuar se ndaj tij janë dërguar në prokurori materialet procedurale për veprën penale "Nxitja e urrejtjes ose grindjeve", parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal.

Përveç se përgëzon autorin e krimit të tmerrshëm të ndodhur pranë shkollës “Fan Noli”, adoleshenti në video thotë se kur të vijë në Shqipëri “do ta ther edhe unë njërin”, duke iu referuar personave që futeshin në videon e tij live në TikTok dhe e ofendonin për atë që po thoshte.

Ndërkohë Tik Tok ka mbyllur profilin e tij pas ankesave të shumta për gjuhën e dhunës së përdorur atje pasurar dhe me kërkesën e Autoritetit të Mediave Audiovizive për gjuhën e urrejtjes që përdorej në këtë profil.

Babai i djalit në një lidhje live në TikTok kërkon falje disa herë

Jemi krah prindërve për dhimbjen e madhe që kanë. Falje, falje publike” thotë i ati

Dy ditë pas vrasjes së Martin Canit nga shoku i shkollës së tij, kryeministri Edi Rama njoftoi në një dalje për mediat për një konsultim të gjerë publik për mbyllje të plotë ose masa ndaj rrjeteve sociale si TikTok dhe SnapChat.

Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 nëntorit 2024 pas një sherri mes bashkëmoshatarësh jo shumë larg shkollës 'Fan Noli' ku mësonte. Një ditë më pas policia arrestoi si autor të vrasjes me thikë, një tjetër 14 vjeçar nxënës i po kësaj shkolle. I mituri deklaroi në polici se sherri kishte nisur pas debatit 'pse më shikon' dhe se ai thikën nuk e kishte marrë në shkollë por e kishte fshehur diku afër shkollës, aty ku dhe ndodhi vrasja.

S.G/G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari