Tirane- 11 ditë pas sherrit që i mori jetën shokut të tij Martin Cani, i mituri i plagosur la spitalin e traumës. Kontrollet e fundit nga stafi mjekësor – sic bën të ditur spitali – konfirmuan stabilizimin e gjendje së tij jashtë çdo rreziku për jetën. 14-vjeçari do të vijojë rikuperimin në shtëpi, duke ndjekur këshillat dhe rekomandimet e mjekëve, bëhet e ditur nga Spitali i Traumës.
Duke theksuar se prindërit e tij janë të varfër, gjatë qëndrimit në spital i mituri bëri thirrje publike për ndihmë në platformën Gofundme ku u mblodhën më shumë se 80 mijë euro. Spitali i Traumës bëri një njoftim zyrtar duke theksuar se 14-vjeçari i ka marrë të gjitha shërbimet, si me fizioterapi ashtu edhe kujdesin me psikolog, dhe se referuar gjendjes së tij nuk kishte nevojë për asnjë ndërhyrje që ishte jashtë mundësisë së spitalit.
“Familja e të miturit ka shprehur falënderime për stafin mjekësor dhe për të gjithë ata që ofruan mbështetje gjatë kësaj periudhe të vështirë”, u tha në një njoftim të spitalit universitar të Traumës.
I plagosuri dhe babai i tij në deklarata në media kanë insistuar se në sherrin e 18 nëntorit ishin 2 persona me thika, por policia deri më tani bazuar në pamjet e kamerave të sigurisë dhe dëshmi, thekson se ka vetëm një autor, i cili aktualisht ndodhet në institutin e të miturve në Kavajë. Rezultati i ekspertizës mjeko-ligjore pritet të përcaktojë nëse plagët në trupin e 14-vjeçarit të plagosur, janë nga një thikë e vetme apo jo.
14 vjeçari mbeti i plagosur me thikë në sherrin e ndodhur pak metra jashtë shkollës 9 vjeçare "Fan Noli' në Tiranë, më 18 nëntor 2024, ndërsa shoku i tij Martini humbi jetën.
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.3%
-
Jo
32%
-
Nuk e di
12.7%
Vota total: 644
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ tregon se sa të mbyllura do të jenë listat: Për çdo parti, 46 deputetët e parë janë të fiksuar
21 Janar, 17:09
-
Tiranë/ Zjarr në katin e tetë të një pallati, policia evakuon banorët (VIDEO)
21 Janar, 17:08
-
Shkarkoi drejtorin e Ujësjellës-Kanalizimeve, ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia merret i pandehur nga SPAK! Ja për çfarë akuzohet (VIDEO)
21 Janar, 15:55
-
Tiranë/ Zjarri i një dite më parë në katin e katërt të një ndërtese në 'Komunën e Parisit', Policia: Janë djegur zyrat e një banke të nivelit të dytë dhe një restorant
21 Janar, 14:54
-
Lëvizte me pistoletë në rrugë, arrestohet 44-vjeçari në Kamëz
21 Janar, 13:51
-
Tiranë/ TikTok-erja plagosi me thikë 22-vjeçaren, më përpara kanë qenë shoqe! Sherri nisi prej disa djemve që frekuentonin dy vajzat njëkohësisht
21 Janar, 11:01
-
Vorë/ Flakët përpijnë dyqanin 'Shop Marikaj', dyshimet e para (VIDEO)
21 Janar, 09:50
-
Duke bërë ecje e pirë cigare, Report Tv sjell VIDEO-n e Ilir Metës në ajrim te burgu 313
20 Janar, 20:07
-
Tiranë/ TikTok-erja plagos me thikë 22-vjeçaren, vihet në pranga! Nën hetim edhe motra e të dëmtuarës, sherri te kompleksi 'Delijorgji' (EMRAT)
20 Janar, 15:48
-
Inceneratori i Tiranës/ GJKKO shtyn seancën për shqyrtimin në themel të të pandehurve, shkak mugesa e prokurorit
20 Janar, 13:53
-
Dosja 'Plumbi i Artë', GJKKO lë në fuqi vendimin për Agron Qafën dhe Florenc Çekrezin
20 Janar, 12:45
-
Sot nis sesioni i ri parlamentar, Begaj letër deputetëve: Uroj të nisë një periudhë e re bashkëpunimi! Zgjedhje me standarde, objektiv i panegociueshëm
20 Janar, 12:28
Sherim te shpejte, i vogli ti. Ata qe fshehin provat nuk na genjejne dot, po a ua lan dot deti gjakun tuaj nga duart?
PërgjigjuSherim te shpejte Luis! Viktima te shteterori ndersa vrasesi te Hygea. Ilir Proda njelloj si Ardi Veliu fsheh provat dhe kriminelin tjeter me prinder ne Spak. Perse nuk publikohet video e ngjarjes? Prokuroria e familjes Felaj hesht dhe vepron njelloj si ne rastin e humbjes te jetes te vogelushit ne kliniken Xhaxho. Avokati i popullit me komisionerin Deda i koruptuar me keq se policia.
PërgjigjuDjajte po fshehin provat dhe po shenjterojne vrasesit. Kujdes nga hienat Luis. Sherim te shpejte dhe Zoti te ruajt. Shoku yt Martini qofte ne parajse me engjejt! Amin
Përgjigju