Vrasja e Martinit, nesër Burgjet vendosin ku do transferohet 14 vjeçari i arrestuar

Tirane-  Edhe pse i është dhënë masa e sigurisë arrest me burg që të premten, i mituri i dyshuar si autor i vrasjes së Martin Canit është ende në spitalin privat. Burime për Report Tv bëjnë me dije se nesër në mëngjes do të mblidhet një komision i posaçëm, në përbërje të të cilit do të jenë mjekë dhe policia e burgjeve të cilët do të vendosin si do të vijohet më tej.

Komisioni i Drejtorisë së Burgjeve do të mblidhet për të vendosur transferimin në spitalin e burgut ose ne burgun e të miturve në Kavajë, në varësi të gjendjes së tij shëndetësore.

I mituri akuzohet se vrau Martin Canin, 14 vjeç, shok në klasën paralele të shkollës “Fan Noli” në Tiranë më 18 nëntor pak metra larg shkollës. Në sherr mbeti i plagosur dhe shoku i Martinit, 15 vjeç i cili ndodhet në spital ndërsa një djalë i katërt është i përfshirë në sherr. Babai i të plagosurit ka thënë se ka dhe një autor të dytë dhe për këtë burime thonë se do të merret në pyetje nga policia.

Ndërkohë që gjithashtu burime për Report thonë se thika e gjetur do t’i nënshtrohet verifikimeve, nëse është apo ajo arma e krimit, çfarë gjurmësh gishtërinjsh apo ADN-je ka.  

Policia e Shtetit disponon dëshmi të personave të përfshirë në konflikt dhe pamje filmike në afërsi të vendit të ngjarjes ku ka ndodhur tragjedia dhe në kushtet e ndalimit ligjor për publikimin e tyre, informon  opinionin publik se nga hetimet e deritanishme nuk implikohet n autor i dytë i përfshirë në këtë ngjarje.

Për të ezauruar çdo pretendim dhe sqaruar çdo detaj në funksion të së vërtetës e të shërbimit deri në fund të drejtësisë, është marrë në pyetje nga grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorit të çeshtjes dhe prindi i të miturit të dëmtuar L. M. në lidhje me pretendimet e tij të cilat do të vlerësohen në raport me të gjitha provat e faktet e tjera të administruara gjatë këtij hetimi.

Nga ana e Policisë Gjyqësore në drejtimin e prokurorisë po kryhen veprime intensive per zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe individualizimin e përgjegjësive penale të personave konkretë. Sipas Policisë së Shteti çdo keqpërdorim i tragjedisë së humbjes së nj jete, nga ana e mediave, dëmton sekretin hetimor dhe dizinfirmon opinion publik.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arian: 24/11/2024 19:45

    Ne burg, atje ku e ka vendin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'