Vrasja e Megit, sekuestrohen kamerat e kazinosë

Vrasja e Megit, sekuestrohen kamerat e kazinosë
TIRANË - Vrasja e 25 vjeçares nga Fieri Megi Jakiçi sipas oficerëve të policisë pritet të zbardhet shumë shpejt. Kjo sepse oficerët e policisë gjyqsore kanë sekuestruar të gjitha kamerat e subjekteve private që kanë qenë aty. “Një ndër kamerat që ka skenat më të qarta është ajo e një kazinoje aty pranë. Të tjerat kanë pasur edhe defekte” tha një burim nga policia.
Në këtë mënyrë do të mund të zbardhet edhe skema sesi u vra 25 vjeçarja e cila vdiq në mesnatë në spitalin ushtarak gjatë operacionit që rezultoi i pasuksesshëm, pas një plumbi që kishte përshkruar nofullën e dentistes 25 vjeçare.
Megi Jakiçi u vra dje si pasojë e shkëmbimit të zjarrit nga një automjet tip fuoristradë. Në këtë shkëmbim zjarri mbeti i plagosur Aleksander Gocaj, i cili u plagos në dorë dhe sipas mjekëve të spitalit është jashtë rrezikut për jetën. Policia ka arritur të sigurojë edhe dëshminë e tij në spital për ngjarjen. Ndërkohë atentatori, ka ecur disa metra me fuoristradë, është përplasur me një makinë tjetër, duke e lënë makinën pak metra larg vendngjarjes, dhe dyshohet se ka ikur në këmbë. Grupi hetimor që merret me këtë çështje, deri tani thotë se ende nuk e kanë gjetur autorin e vrasjes së 25 vjeçares.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Media italiane ‘Tag24’: Cilat vende të vizitoni në Shqipëri për pushimet verore 2024

Media italiane ‘Tag24’: Cilat vende të vizitoni në Shqipëri për pushimet verore 2024