Vrasja e Memli Begallës në Bllok! 25 vite burg Demirit, gjykata: Të rihetohet roli i Ardian Serezit

TIRANË-25 vite burg ka vendosur Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit për Denis Demirin i përfshirë në vrasjen e Memli Begallës në 14 shkurt 2018 në Bllok. Ndërsa për të dyshuarin tjetër si i përfshirë në atë ngjarje Ardian Serezin prokuroria pushoi hetimet por gjykata vendosi të rihetohet roli i tij.

Biznesmeni Memli Begalla u ekzekutua mbrëmjen e 14 shkurtit të 2018 teksa  ishte duke u kthyer në shtëpi në zonën e Bllokut kur një person u afrua dhe e qëlloi me 1 plumb në kokë. Begalla gjeti vdekjen e menjëhershme ende pa u ngjitur tek shkallët e pallatit që e çonin në shtëpi. Autorët përdorën tunelin që ndodhet në rrugën "Nikoll Tupe" në zonën e bllokut për të shkuar tek Memli Begalla dhe janë larguan me një makinë tip BMW.

Pas analizimit të kamerave të sigurisë në zonë por edhe të shumë materialeve hetimore që u gjetën në vendngjarje në prangat e policisë vetëm pak ditë pas ngjarjes së rëndë ranë Denis Demiri dhe Ardjan Serezi. Të dy këta  persona u mbajtën në monitorim dhe në një bashkëbisedim që ata kishin me njëri-tjetrin në një bar-kafe,  shpreheshin se “shpëtuam, nuk na zbuluam dot”.

Pikërisht ky përgjim çoi në arrestimin e tyre dhe sigurimin edhe të disa provave të tjera shkencore që u mblodhën në vendin e ngjarjes dhe që u morën tek makina BMV. Në atë kohë vrasja e Memli Begallës u lidh me një sasi prej 1 ton drogë që u sekuestrua në Tepelenë, ku në 2014 u arrestua Ardian Serezi si dhe me disa borxhe të pashlyera nga ana e ish biznesmenit.

Denis Demiri dhe Ardian Serezi

Viktima Memli Begalla dhe vendi ku ndodhi vrasja

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen