Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg Xhino Agon dhe Kujtim Pishën, ish-ortaku dhe roja i karburantit ku u vra biznesmeni Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla, mbrëjen e 30 nëntorit
Xhino, ish ortak me Mëhallën u arrestua me akuzën e vrasjes me paramendim dhe armëmbajtje pa leje. Ndërsa Kujtim Pisha, roja i karburantit "Xhaxhi Oil" u arrestua me akuzën moskallëzim krimi.
Në pranga është vënë edhe 29-vjeçari nga Përrenjasi Nevzat Spaho, si bashkëpunëtor, i akuzuar gjithashtu për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje. Spaho do të dalë para gjykatës ditën e nesërme në orën 10:30, për tu njohur me masën e sigurisë.
Mondi Mëhalla u ekzekutua me dy plumba në kokë dhe një në trup mbrëmjen e 30 nëntorit sapo kishte dalë nga një zyrë në karburantin në pronësi të tij “Xhaxhi Oil”, dhe hyri në makinë. Ai u qëllua në kokë me 2 plumba pistolete, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Njëri nga autorët doli nga makina “Audi”, u afrua dhe qëlloi. Dy autorët u larguan më pas drejt Librazhdit, ku edhe dogjën automjetin në Mirakë, brenda të cilit u gjet e djegur pistoletën Beretta, të përdorur në krim.
Njoftimi i gjykatës:
Gjykata e Shkallёs sё Parё e Juridiksionit tё Pёrgjithshёm Elbasan në kuadër të transparencës, me qëllim mirëinformimin e publikut në vlerësim të interesit të lartë publik, informon mbi vendimmarrjen e masave tё sigurimit pёr Kërkesёn në Fazën e Hetimit Paraprak me objekt “Vleftësimin e ligjshëm të arrestit të personit nën hetim” Xh.A, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Vrasja me paramendim", kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 78-25 të Kodit Penal dhe “ Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, parashikuar nga nenet 278 /1e 25 të Kodit Penal dhe “Vleftësimin e ligjshëm të arrestit të personit nën hetim” K.P, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Moskallëzimi i krimit", parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal. nё lidhje me nё lidhje me ngjarjen e vrasjes sё shtetasit E.H alias M.M.
VENDOSI:
1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë Elbasan.
2. Vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë të kryer nga policia gjyqësore, më datë 01.12.2025, ora 02.00 ndaj personit nën hetim Xh. A., i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 78-25 të Kodit Penal dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” parashikuar nga nenet 278 /1e 25 të Kodit Penal.
3. Caktimin ndaj personit nën hetim Xh. A., si masë sigurimi “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr. Penale.
4. Vleftësimin e ligjshëm të arresiti në flagrancë të kryer nga policia gjyqësore, më datë 01.12.2025, ora 19.45 ndaj personit nën hetim K. P., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Moskallëzim i krimit”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.
5. Caktimin ndaj personit nën hetim K. P., si masë sigurimi atë të “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 të K.Pr. Penale.
6. Ngarkohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.
Lajmi kryesor:
Atentati në Elbasan, Mëhalla u vra poshtë shtëpisë së nënës! E moshuara dëgjoi të shtënat, telefonatë rojës së karburantit: Dil shih ç’ndodhi (Familja i beson ish-ortakut)








