TIRANE- Arrestohen dy vëllezërit, të dyshuar si autorë të vrasjes së efektivit të policisë së burgut 313, Ymer Hajdari, nje dite më parë, teksa kishte dalë nga banesa e tij në zonën e Unazës së Re, Tiranë. Njëri prej tyre , Beqir Xhekushkaj, i dyshuar si personi që ka qëlluar mbi oficerin e policisë, është vë në në pranga ndërsa tentonte të kalonte kufirin drejti Greqisë në pikën kufitare të Kapshticës. Ndërsa vëllai tjetër u arrestua në Mamurras.
ARRESTIMI NE KAPSHTICE
Beqir Xhekushkaj, u vu në pranga ndërsa tentoi t’i shpëtonte kontrollit të policisë kufitare. 38 vjecari i lindur në Mat dhe banues në Mamurras, rezultonte ndër personat për të cilët drejtoria e policisë së Tiranës kërkonte informacion nga drejtoritë në qarqe në lidhje me ekzekutimin e oficerit të policisë. Pas ndalimit nga policia kufitare e Kapshticës 38 vjecari është transportuar për në drejtorinë ë policisë së Tiranës.
ARRESTIMI TJETER NE MAMURRAS
Vëllai i tij, ( per momentin nuk dihet emri) është vënë në pranga në qytetin e Mamurrasit, pasi dyshohet si bashkëpunëtor në vrasje. Sipas hetimeve të deritanishme dyshohet se Beqir Xhekushkaj, është personi që ka qëlluar për vdekje me 3 plumba oficerin e burgut 313 Ymer Hajdari.
HAKMARRJA
Një vrasje e ndodhur një vit më parë nga nipi i viktimës, është pista kryesore e hetimit e policisë. Nipi i Ymer Hajdarit ka vrarë një person në qytetin e Burrelit dhe po vuan dënimin në burgun e Shën Kollit në Lezhë.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com