Vrasja e Oliver Ivanoviç, serbët e arrestuar lihen në burg nga Gjykata Themelore e Prishtinës

Vrasja e Oliver Ivanoviç, serbët e arrestuar lihen në burg nga Gjykata Themelore e Prishtinës

Oliver Ivanoviç, lideri serb i vrarë në Mitrovicë

Gjykata Themelore e Prishtinës ka lenë në burg për një afat 30 ditor tre të arrestuarit si të përfshirë në vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviç. Gjykata vendosi që të liheshin në burg, pasi u arrestuan të premten në Veriun e Mitrovicës gjatë një aksioni në mëngjes, raportojnë mediet kosovare.

Oliver Ivanoviç, udhëheqës i nismës qytetare "Liri, Demokraci, Drejtësi", Oliver Ivanoviç, u vra me armë zjarri më 16 janar të këtij viti në veriun e Mitrovicës.

3 të arrestuarit për vrasjen e tij janë serbë, ndërsa dy prej tyre bëjnë pjesë në Policinë e Kosovës.  Ata dyshohet se kanë ndihmuar në vrasjen e liderit serbë. Aksioni i policisë për kapjen e tyre, hapi reagime të shumta, pas tensioneve të larta për vendosjen e një takes 100% për mallrat që hynin nga Serbia në Kosovë. Kosova dhe Serbia, janë në një process bisedimsh që ende nuk është finalizuar në një marrëveshje, që do t’i hapte rrugë integrimit të dy vendeve në BE.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda