TIRANE - Kur kanë kaluar 10 ditë nga atentati mafioz në të cilin mbeti i vrarë 43 vjeçari Anwar Rizik nga Palestina, laboratori kriminalistik ka përcaktuar mekanizmin e shpërthimit. Pas marrjes së të gjitha provave në vendngjarje ekspertët kanë konkluduar se 43- vjeçari, baba i dy fëmijëve ka humbur jetën pasi në portën e jashtme të shtëpisë së tij ishte vendosur tritol dhe jo një granatë.
Ekspertiza ka mbërritur në organin e akuzës ndërsa burime pranë saj thanë për AS se shpërthimi i lëndës plasësë nuk është kryer me telekomandë, por manualisht me hapjen e portës nga ana e viktimës. Nga të gjitha të dhënat e dërguara në prokurorinë e Tiranës bëhet me dije se brenda lëndës plasëse i është futur një fill i hollë me kokë metalike ndërsa hapja e portës ka aktivizuar një shkëndije elektrike brenda këtij mekanizmi i cili më pas ka pasuar me shpërthimin e tritolit.
Burime pranë organit të akuzës thanë se mënyra e vendosjes, mekanizmi i aktivizimit dhe llogaritja e sasisë së lëndës eksplozive dyshohet se janë kryer nga ekspertë të mirëfilltë xhenierë, pasi i tejkalon njohuritë e përgjithshme që mund të kenë qytetarët e thjeshtë për eksplozivët.
Deri më tani pas marrjes së të gjitha dëshmive policia ende nuk ka një të dyshuar për vrasjen e zëvëndës menaxherit të përgjithshëm të Fabrikës së çimentos në Fushë- Krujë.
Rizik jetonte prej 14 vitesh në Shqipëri ku dhe kishte marrë nënshtetësinë. Pak ditë më parë trupi i pajetë i 43- vjeçarit u dërgua për tu varrosur në Betlehem ndërsa familjarët ende nuk janë rikthyer në Shqipëri.
(Marrë nga AS TV)
(r.d.)
/Shqiptarja.com