Arrestimi i Alinanit është bërë këtë të premte nga policia e Fierit pasi ai ka refuzuar t’i tregojë policisë të dhëna mbi lëvizjet e Nelgert Patës dhe destinacionin që ata kishin ditën e atentatit ,ku dhe vetë Alinani mbeti i plagosur duke drejtuar mjetin me targa AA 166 IY.
Nga verifikimet e hetuesve ka rezultuar se automjeti në të cilin udhëtonte Pata dhe Alinani ishte me targa false pasi kjo targë AA166IY i përket automjetit Mercedez Benz me pronar shtetasin Klodian.K nga Vlora.
Ky shtetas thanë burimet është shoqëruar në polici, por ka deklaruar se nuk ka asnjë njohje me Patën. Alinani tha se dhe dikush ka vjedhur targën e tij dhe e falsifikuar.
Po kështu 39-vjecari ka rrëfyer disa versione që konsiderohen si kontraditore. Për hetuesit ai është personi kyç për zbardhjen e ngjarjes pasi ka pasur dijeni mbi intinerarin e lëvizjes së Patës si dhe ka qenë personi që ka parë ekzekutorët të cilët rezultojnë se nuk kanë qenë të maskuar.
“Më telefonoi dhe më tha se duhej ta coja diku me makinë. Automjetin e ka blerë Pata pa akt noterial dhe s’di ku e ka marrë”.
Kjo dëshmi e Alininani është konsideruar nga hetuesit e pavërtetë dhe si një sajesë për të fshehur njohjen e tyre dhe arsyen pse më 20 nëntor ata lëviznin në një automjet me targa false.
Alinani pritet të dal të shtunën para gjykatës së Fierit ku do t’i komunikohet akuza dhe masa e sigurisë arrest me burg për veprimet që pengojnë zbardhjen e të vërtetës.
Ndërkohë hetuesit kanë kërkuar nga kompanitë celulare që administrojnë antenat në zonë ti japin tabulatet telefonikë dhe listën e të gjitha numrave që kanë kryer thirrje apo dërguar mesazhe nga data 18 nëntor deri në ora 13:50 minuta të 20 nëntorit, ditën kur dhe u ekzekutua Pata.
Në laboratorin e kriminalistikës janë dërguar dhe armët e gjetura në automjetin e djegur të dyshuar si mjeti i përdorur nga vrasësit e Patës.
Këto armë janë gjetur të dëmtuara thanë hetuesit për ReportTv, por ato do ti nënshtrohen ekzaminimit pasi janë me numër serie.
Policia po kërkon autorët të cilët nga pamjet filmike të kamerave të sigurisë rezultojnë se janë dy persona.
Nelgert Pata u ekzekutua të dielën në Fier pak metra pasi doli nga hoteli ku qëndronte prej tre ditësh. Dy persona i zunë pritë dhe e goditën për vdekje me breshëri kallashnikovi.
Autorët më pas u larguan dhe dogjën automjetin brenda të cilit u gjetën dy armë automatike kallashnikov.
Shkak mendohet të jetë hakmarrja mes dy bandave të Tepelenës ajo e Jani Aliut dhe Elton Çiçës. Ky i fundit u ekzekutua një vit më parë në Tiranë dhe i dyshuar kryesor për vrasjen është Jani Aliu, shok i Nelgert Pata.
Policia
Policia e Fierit ka ndaluar personin që mbeti i plagosur në atentatin që ndodhi dy ditë më parë në lagjen "Afrimi i Ri, ku u ekzekutua 34-vjeçari Nelgert Pata.
Ndalimi i Ari (Ilirjan) Alinani, 39 vjeç, banues në Delvinë, është bërë pasi ai nuk ka pranuar të bashkëpunojë me policinë për zbardhjen e autorëve të ngjarjes.
"Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet si autor për kryerjen e veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, parashikuar nga Neni 301 i Kodit Penal", thuhet në njoftimin e Policisë së Fierit.
Ndalimi i tij u bë në dhomën e paraburgimit të spitalit Fier ku po mjekohet për plagët e marra gjatë atentatit mesditën e të dielës në Fier, ku ai mbeti i plagosur.
Redaksia Online
(d.b/l.q/Shqiptarja.com)