Vrasja e pesëfishtë në Shkup
bëhet identikiti i vrasësve

Vrasja e pesëfishtë në Shkup<br />bëhet identikiti i vrasësve
SHKUP- Ministria e Brendshme e Maqedonisë deklaroi dje se kanë arritur të bëjnë identikitin e vrasësve të 5 të rinjve maqedonas të ndodhur në Smilkovc të Shkupit.

“Kemi bërë identikitin e vrasësve por nuk kemi zbardhur identitetin e tyre “- u ka thënë dje gazetarëve Jankulovska, ministrja e e Brendshme e Maqedonisë.

“Bazuar në telefonatat që kemi marrë dhe ekspertët tanë në skenën e krimit mund të themi se nuk qëndron hipoteza se njëri prej viktimave u vra pasi ishte dëshmitar i ngjarjes. “- ka thënë ajo.

Filip Slavkovski, Aleksandar Naqevski, Cvetanço Acevski dhe Kire Triçkovski nga Radishani, të moshës rreth 20 vjeç si dhe Borçe Stevkovski nga Cresheva rreth 45 vjeç u gjetën të vrarë me armë zjarri pranë liqenit të Hekuranës në Shkup.

Jankulovska tha të shtunën se autopsia dhe analiza e skenës së krimit tregoi se kemi të bëjmë me më shumë se një autor të vrasjes, pasi janë gjetur plumba nga tre armë të ndryshme. Gjithashtu autopsia tregoi se viktimat ishin vrarë nga afër.

TENSIONI NE MAQEDONI
Vrasja e pesëfishtë ka rritur tensionin mes shqiptarëve dhe maqedonasve në shtetin fqinj, duke detyruar policinë të shtojë masat e sigurisë. Ndërkohë që qindra maqedonas të zemëruar u mblodhën të premten pranë vendit ku u gjetën viktimat dhe bllokuan rrugën duke kërkuar që vrasësit të vendosen para drejtësisë. Dhjetra maqedonas u përpoqën të hyjnë në fshatin e populluar nga shqiptarët në shenjë hakmarrjeje, pavarësisht se për momentin nuk ka asnjë provë se autorët e vrasjes mund të jenë shqiptarë. Vetë Ministrja e Brendshme ka thënë se nuk ka prova se vrasja ka karakter etnik dhe bëri apel për qetësi. Apeloj të gjithëve që të përmbahen nga çdo spekulim se mund të nxisë tensione ndëretnike," tha ajo.
Zbardhja e vrasjes është kërkuar edhe nga ndërkombëtarët ndërsa kanë bërë thirrje për të ruajtur qetësinë.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje