Vrasja e pesëfishë, Gruevski:
Pranë zbardhjes së krimit

Vrasja e pesëfishë, Gruevski:<br />Pranë zbardhjes së krimit
MAQEDONI-“Hetimet për zbardhjen e vrasjes së pesëfishtë në periferi të Shkupit po vijojnë në drejtimin e duhur”.-kjo ka qënë deklarata e kryeministrit maqedonas, Nikolla Gruesvki, i cili shprehu bindjen se ministria e brendshme do të ketë sukses në zbulimin e autorëve të këtij krimi. Ndërkaq ai nuk ka dhënë detaje të tjera në lidhje me të dhënat e reja në hetimin e ngjarjes, duke shmangur cdo pyetje tjetër të gazetarëve.

Deklarata që Gruevski bëri gjatë hapjes së laboratorit të ri të fakultetit të farmacisë në Shkup, vjen pas disa njoftimeve të mëparshme të ministrisë së brendshme, zyrtarë të së cilës gjithashtu kanë deklaruar se janë në rrugën e duhur për zbardhjen e vrasjes së pesëfishtë.
Vrasja e pesëfishtë ndodhi tre javë më parë pranë liqenit të Hekuranës në afërsi të fshatit Smilkovc të Shkupit.
(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari