SHKUP - Policia maqedonase ka ngritur akuza për terrorizëm për 5 persona (24 deri 54 vjeç) lidhur me vrasjen e pesëfishtë të Smilkovcës. Nga këta tre janë të akuzuar drejtpërdrejt për vrasjen, ndërsa dy të tjerë për ndihmesë në aktin kriminal. Bëhet e ditur se vetëm tre prej të akuzuarve janë për momentin në duart e policisë.
Një 27-vjeçar dhe dy vëllezër, 32 dhe 33 vjeç, akuzohen për pjesëmarrje direkte në vrasjen e pesë peshkatarëve.
Lajmin e bëri të ditur ministrja e brendshme Gordana Jankulovska në një konferencë për shtyp.
Sipas informacioneve të mbledhura deri tani, tre personat e akuzuar tashmë për terrorizëm, në mbrëmjen e 12 prillit kanë vrarë peshkatarët duke përdorur dy armë automatike dhe një pistoletë. Më pas janë larguar nga vendngjarja me një Opel Omega ngjyrë vishnje deri në vendin e qujtur Vrazji Vir, ku e kanë braktisur automjetin. Dy personat e tjerë të akuzuar për bashkëpunim u kanë siguruar vrasësve strehim dhe I kanë ndihmuar të kalojnë ilegalisht kufirin për në Kosovë.
Të 20 të arrestuarit sit ë dyshuar për përfshirje në vrasjen e Smilkovcës po vazhdojnë të pyeten në gjykatën kriminale të Shkupit.
(ep/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com