Policia e Kosovës ka publikuar listën e mjeteve dhe arsenalit të armëve të konfiskuara në veri të vendit gjatë aksionit në fshatin Banjskë ku u vra dhe një efektiv i policisë së Kosovës.
Gjatë konferencës organizuar rreth orës 14:30 nga Ministri i Punëve të brendshme z.Xhelal Sveçla dhe Drejtori i Përgjithshëm i PK-së Kolonel Gazmend Hoxha, janë ekspozuar sendet e konfiskuara, automjetet e llojeve të ndryshme përfshirë të blinduara, qindra armëve të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, uniforma dhe pajisje logjistike, përfshirë armë ushtarake të kalibrit të rëndë si granata, zolla, mitralozë, kallashnikov, granata dore, dronë, municion të kalibrave të ndryshëm, radiolidhje, telefona dhe kartela, mjete pune, harta dhe uniforma ushtarake, targa, dokumentacione të ndryshme etj. etj.
Ndër të tjera janë konfiskuar 150 eksplozivë dinamit dhe 235 karikatorë për kallashnikov,107 çanta dhe 115 uniforma ushtarake, 10 mbuloja kamuflazhi, 32 radiolidhëse, 6 harta sateliti, 3 harta topografike, busull orientimi, 23 maska, 20 lopata dhe 20 sopata, 54 predhë minahedhësi 82 milimetërshm, 88 predhë minahedhës 62 milimetërsh, mina kundër këmbësorisë 8 copë, zolla të mbushura 29 copë, granatë dore 75 copë, mina antitanke 8 copë, detonarë elektrikë 23 copë.
Në këtë konferencë morën pjesë Ministri Sveçla dhe Drejtori i Përgjithshëm i PK-së Kolonel Gazmend Hoxha dhanë informacione lidhur me situatën e sigurisë dhe zhvillimet e djeshme në veri të vendit, ku grupi kriminal terrorist kanë sulmuar me armë zjarri dhe artileri ushtarake njësitet policore, si pasojë e të cilave u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku, tani hero i Kosovës.
"Referuar situatë së tensionuar dhe rrethanave të krijuara nga sulmet e vazhdueshme terroriste, zyrtarët policorë në vetëmbrojtje janë detyruar të përdorin armët e zjarrit, ku gjatë shkëmbimit të zjarrit tre sulmues janë vrarë, ndërsa janë arrestuar dy sulmues të tjerë. Po ashtu janë arrestuar edhe katër persona të dyshuar të cilët ishin hasur nën posedim ilegal të radiolidhjeve, e të cilët dyshohet se ndërlidhen me grup terroristë" thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.
Lajmi kryesor: