PE sot debat të jashtëzakonshëm për sulmin në Kosovë, Kurti: Presim ndëshkimin e Serbisë! KFOR shton forcat në veri

Në selinë e Parlamentit Evropian sot do zhvillohet debat i jashtëzakonshëm lidhur me sulmin e 24 shtatorit në veri, ndërsa pritet së shpejti edhe miratimi i një rezolute. Debati u iniciua nga socialdemokratët, grupit të dytë me i madh në Parlamentin Evropian.

“Ne dënojmë agresionin e fundit të një bande të armatosur terroriste kundër policëve të Kosovës. Të gjitha faktet rreth sulmit duhet të vërtetohen. Autorët përgjegjës duhet të përballen me drejtësinë”, thuhet në njoftimin e socialdemokratëve evropian.

Eurodeputetët pritet të reflektojnë në rezolutë edhe pikëpamjet e tyre për rolin e ndërmjetësuesve evropian. Debati për sulmin do zhvillohet sonte në mbrëmje ndërsa rezoluta pritet të miratohen në seancën e dytë plenare, në gjysmën e dytë të tetorit.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se pret që siguria për Kosovën e sulmuar dhe ndëshkimi për sulmuesit të jenë çështjet të cilat do të diskutohen sot në Parlamentin Evropian. Ai e tha se Kosova pret ndëshkimin për sulmuesit, në këtë rast Serbisë që e mbështeti ushtarakisht, financiarisht, politikisht, zyrtarisht atë që ndodhi në Banjskë të Zveçanit. 

Ndërkohë KFOR tha për mediat në Kosovë se po shton praninë dhe aktivitetin e saj në veri të Kosovës.

”Në dritën e zhvillimeve të fundit, KFOR-i po shton gjithashtu praninë dhe aktivitetin e tij në veri të Kosovës”, tha KFOR.

Si ndodhi përplasja në veri të Kosovës
Policia e Kosovës u sulmua nga një grup i armatosur serb në fshatin Banjskë, në komunën e Zveçanit më 24 shtator, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Sulmuesit u strehuan në manastirin e fshatit, pasi e kishin sulmuar në një pritë një patrullë të policisë, nga ku e vazhduan konfrontimin me policinë, dhe si pasojë tre prej tyre u vranë. Policia kosovare i arrestoi dhe i paraburgosi tre sulmues, si dhe gjeti arsenal të jashtëzakonshëm armësh në vendin e ngjarjes pas sulmit. Serbia i ka mohuar akuzat e Kosovës se ajo është përfshirë në këtë sulm të cilësuar si terrorist nga autoritetet kosovare.

Sulmi në veri ndodhi rreth dy javë pasi Kurti dhe Vuçiçi dështuan të arrijnë marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve gjatë takimit të nivelit të lartë të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimit Evropian më 14 shtator në Bruksel. Prishtina beson se duhet të jetë një njohje reciproke, ndërsa Beogradi insiston në një zgjidhje kompromisi. Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, e shpallur më 2008, dhe ka mbështetjen e aleatëve Rusisë dhe Kinës kundër saj për këtë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:02
Gërvalla për The Guardian: Qëllimi i serbëve ishte pushtimi i Veriut, po zbulojmë armatime përgjatë kufirit

1696363235_ger.jpg

Ministrja e Jashtme e Kosovës u bëri sot thirrje qeverive perëndimore që të ndërmarrin veprime kundër Serbisë pas tensioneve të fundit të krijuara në Veri të vendit.

“Ajo që ndodhi të dielën, më 24 shtator 2023, ishte një akt i hapur agresioni i Serbisë ndaj Republikës së Kosovës. Kjo është dëshmuar edhe në ditët e fundit. Autoritetet e Kosovës po zbulojnë më shumë armë dhe pajisje ushtarake në vende të ndryshme të pjesës veriore të Kosovës, përgjatë kufirit me Serbinë”, tha zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, në një deklaratë për The Guardian.

Gërvalla akuzoi Serbinë se qëndron “pas sulmit terrorist” dhe tha se “ky përshkallëzim është kërcënim jo vetëm për Kosovën, por për gjithë rajonin”.

“Qëllimi i këtij agresioni ishte pushtimi i veriut të Kosovës dhe imponimi i ndarjes, për të cilin qeveritarët e Serbisë kanë punuar vazhdimisht, haptas dhe në fshehtësi, me vite të tëra”, tha Gërvalla.

Ajo gjithashtu tha se teksa Kosova ishte duke u angazhuar për një dialog të mundshën në Bruksel me Serbinë, kjo e fundit "ishte duke u përgatitur për pushtimin e vendit tonë". Ministrja e Jashtme shtoi se ata duhet të shikonin veprime të qarta nga BE-ja dhe perëndimi kundër Serbisë.

"E shihni, teksa ne po angazhoheshim në Bruksel në atë që quhet një dialog normalizimi, Serbia ishte duke u përgatitur për pushtimin e vendit tonë. Vetëm falë reagimit profesional dhe në kohë të policisë sonë, sulmi terrorist nuk ka pasur sukses. Tani asgjë nuk mund të mbetet ashtu siç ka qenë. Duhet të shohim veprime të qarta nga BE-ja dhe perëndimi kundër Serbisë. Është e pakuptueshme se si Kosova ende sanksionohet nga BE-ja për zbatimin e sundimit të ligjit, ndërsa Serbia po tolerohet në agresionin e saj të stilit të Donbasit kundër një fqinji sovran", tha Gërvalla.

Ora 20:19
Ambasadori amerikan në Serbi, Hill: Tërheqja e ushtrisë dhe arrestimi i Radoiçiçit janë hapa të mirë

1696357112_hill.jpg

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha se tërheqja e trupave nga kufiri me Kosovën dhe arrestimi i Milan Radoiçiçit ishte një hap i mirë dhe se ky arrestim ishte në interes të Uashingtonit që të gjente një zgjidhje politike për situatën në Kosovë.

“Nuk ka dyshim se ka pasur një tërheqje të një pjese të vogël të trupave dhe se, në këtë kuptim, gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur. Mund të them gjithashtu se kemi konfirmim për uljen e numrit të trupave. Problemi këtu nuk është ushtarak, por në fakt politik”, tha Hill

Udhëheqësi i sulmeve në veri të Kosovës, Milan Radoiçiç është vënë në pranga nga policia e Serbisë e cila i ka komunikuar dhe masën e ndalimit 48 orë, informon ministria e Brendshme e Serbisë.

Të dielën e zezë të 24 shtatorit u vra nga kriminelët serbë, efektivi në krye të detyrës Afrim Bunjaku si dhe u plagosën 2 policë të tjerë. Pasi vranë efektivin, serbët u ngujuan prej më shumë se 8 orësh në Mansitirin e Banjskës në Zveçan ku shkëmbyen zjarr me efektivët e Policisë së Kosovës. Nga ky shkëmbim, vdiqën 4 serbë ndërsa u arrestuan 6 serbë. Sveçla bëri të ditur edhe sasitë e frikshme të armatimeve që serbët kishin futur në territorin e Republikës së Kosovës. Kosova akuzon Serbinë se ka financuar grupin kriminal ndërsa Vuçiç e mohon e thotë se fajtor është Albin Kurti.

Ora 18:21
Tensione në veri të Kosovës, Kongresmenia republikane: Provokimet e Serbisë janë një shqetësim për qytetarët e Kosovës

1696349860_shb.jpg

Kongresmenia republikane, Elissa Slotkin tha se provokimet e Serbisë janë një shqetësim për qytetarët e Kosovës ka reaguar për shtrimin e trupave serbe afër kufirit me Kosovën.

Në një postim në platformën X (ish-Twitter), Slotkin shkroi se vendosja e forcave shtesë të NATO-s në Kosovë kishte për qëllim t’i dërgonte një mesazh Serbisë, që t’i tërheqë trupat nga kufiri.

“Vendosja e forcave shtesë të NATO-s në Kosovë kishte për qëllim t'i dërgonte një mesazh Serbisë - tërhiqni trupat tuaja nga kufiri i Kosovës. Provokimet e Serbisë janë një tendosje për qytetarët e Kosovës, veçanërisht për popullatën shqiptare me lidhje të forta me Miçiganin”, shkroi Slotkin.

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë njoftoi sot se ka arrestuar terroristin Milan Radojiçiç, i cili pranoi se ishte pjesë grupit terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë..

Të dielën e zezë të 24 shtatorit u vra nga kriminelët serbë, efektivi në krye të detyrës Afrim Bunjaku si dhe u plagosën 2 policë të tjerë. Pasi vranë efektivin, serbët u ngujuan prej më shumë se 8 orësh në Mansitirin e Banjskës në Zveçan ku shkëmbyen zjarr me efektivët e Policisë së Kosovës. Nga ky shkëmbim, vdiqën 4 serbë ndërsa u arrestuan 6 serbë. Sveçla bëri të ditur edhe sasitë e frikshme të armatimeve që serbët kishin futur në territorin e Republikës së Kosovës. Kosova akuzon Serbinë se ka financuar grupin kriminal ndërsa Vuçiç e mohon e thotë se fajtor është Albin Kurti.

Ora 15:40
Shefi i BE-së në Kosovë: Njerëzit që jetojnë në veri janë në rrezik

1696340240_tomas.jpg

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadori Tomas Szunyog ka qëndruar për vizitë në veri të Kosovës. Szunyog ka shkruar se gjatë kësaj vizite ka dëgjuar qëndrime të ndryshme për situatën aktuale.

Ai ka shkruar në rrjetin social X (ish-Twitter) të martën se zhvillimet e ditëve të fundit janë kujtesë e ashpër dhe tragjike “e asaj që është në rrezik për njerëzit që jetojnë në veri të Kosovës”. Po ashtu, ai ka shtuar se në rrezik është edhe siguria e të gjitha komuniteteve.

Szunyog është shprehur se të dyja palët duhet të japin kontribut në uljen e tensioneve.

“Gjatë një vizite në veri të Kosovës dëgjova zëra dhe perspektiva të ndryshme për situatën aktuale në terren. Zhvillimet e fundit janë një kujtesë e ashpër dhe tragjike e asaj që është në rrezik për njerëzit që jetojnë në veri të Kosovës, për sigurinë e të gjitha komuniteteve të saj dhe për rajonin më të gjerë”, shkroi Tomas.

Sulmin në veri të Kosovës nga serbët, ai e ka quajtur të tmerrshëm.

Ora 10:31
Debati i PE-së për sulmin në Kosovë, Kurti: Presim ndëshkimin e Serbisë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se pret që siguria për Kosovën e sulmuar dhe ndëshkimi për sulmuesit të jenë çështjet të cilat do të diskutohen sot në Parlamentin Evropian. Ai e tha në cilësinë e pjesëmarrësit në tryezën e procesit të Berlinit.

Për debatin e jashtëzakonshëm lidhur me sulmin e 24 shtatorit në veri të Kosovës, Kurti tha se pret diskutime për sigurinë e Kosovës.

“Presim që të ndodh ndëshkimi për sulmuesit, në këtë rast Serbisë që e mbështeti ushtarakisht, financiarisht, politikisht, zyrtarisht atë që ndodhi në Banjskë të Zveçanit. Por në të njëjtën kohë edhe ekstradimi i të gjithë atyre që po ndjeken sepse ikën nga vendi i krimit. Më lejoni të përkujtoj se me datën 26 qershor në Kuvendin e  Kosovës ne i kemi shpallur dy organizata terroriste, ‘Mbrojtjen civile’ dhe ‘Brigadën veriore’, të cilat kanë vepruar dhe veprojnë në territorin e Republikës së Kosovës në mënyrë ilegale”, ka thënë Kurti.

Ora 10:07
KFOR: Po shtojmë praninë dhe aktivitetin në veri të Kosovës

1696320560_1687162098kfor3770x426.jpg

KFOR-i po shton praninë dhe aktivitetin e tij në veri të Kosovës pas sulmit terrorist në veri, kështu thanë nga KFOR-i në një përgjigje për RTV21.

‘Në dritën e zhvillimeve të fundit, KFOR-i po shton gjithashtu praninë dhe aktivitetin e tij në veri të Kosovës’, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.

Me tej ritheksohet se qëllimi i KFOR-it është ruajtja e një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.

”Vendimi vjen pas sulmit të dhunshëm ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator dhe rritjes së tensioneve në rajon. Ky është një hap i kujdesshëm për të siguruar që KFOR-i ka forcat, aftësitë dhe fleksibilitetin e nevojshëm për të përmbushur mandatin e tij të OKB-së për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë. KFOR-i do të vazhdojë të veprojë në mënyrë të paanshme për të mirën e sigurisë në Kosovë dhe në rajon. KFOR-i do të vazhdojë të rregullojë qëndrimin e tij, sipas nevojës”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.

Gjithashtu në përgjigjen e KFOR-it thuhet se përforcime të trupave do të pasojnë nga aleatët e tjerë.

”Mbretëria e Bashkuar po vendos rreth 200 ushtarë nga Batalioni i Parë i Regjimentit Mbretëror të Princeshës së Uellsit për t’iu bashkuar një kontingjenti prej 400 trupash të Mbretërisë së Bashkuar që tashmë po ushtrohet në Kosovë, dhe përforcime të mëtejshme do të pasojnë nga aleatët e tjerë”, tha ndër tjera KFOR-i.

KFOR-i gjithashtu ka kërkuar riangazhim në dialog, pasi që sipas tyre është mënyra e vetme për të arritur paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm për të gjitha komunitetet

”Ne i bëjmë thirrje Beogradit dhe Prishtinës që të riangazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, i cili është mënyra e vetme për të arritur paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm për të gjitha komunitetet. Të gjitha palët duhet gjithashtu të përmbahen nga retorika nxitëse, e cila është kundër.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • XXX: 03/10/2023 23:37

    Europa dhe SHBA DUHET TE DIJNE MIRE se kush eshte Vucici. Jam i sigurte se e njohin shume mire,por qendrimi i tyre nuk eshte i duhuri.Disa thone se SHBA dhr Europa kane frike nga Rusia,qe une nuk e besoj,por Vucici eshte shume me i rrezikshem se Milloshavici.Arrestimi i ushtarit te Vucicit,Milan Radojicic,nuk mund te denohet ne Serbi.Komuniteti nderkombetar duhet te detyroje dorezimin e Radojicicit ne Kosove ose ne nje gjykate nderkombetare.Shteti i Serbise mbajti zi kombetare per kriminelet e vrare dhe te arrestuarin jane gati ta bejne hero te gjalle. Europa dhe SHBA te vendosin perfundimisht dhe me force te zgjidhin problemin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Deputetja në Kosovë: Në veri mund të ketë sërish provokime nga Serbia

Deputetja në Kosovë: Në veri mund të ketë sërish provokime nga Serbia